Zhvillimi i fëmijës: 9 – 12 muajsh.

0
17868

Fëmija juaj është duke lëvizur shumë përrreth shtëpisë tashmë. Ai do të ‘flasë’ dhe do të bëj tinguj të njohur, të gëzoëj kur ju bisedoni me të, kur të lexoni libra me foto së bashku, do t’iu tregojë për objektet që ai njeh duke përsëritur fjalë të vetme në mënyrë të qartë.

Fëmija në këtë fazë mund të jetë pak nazeli dhe i kujdesshëm ndaj të huajve, por do të krijojë marrëdhënie familjare të mira me njerëzit e afërt.

Zhvillimi social emocional.

Një fëmijë zakonisht:

  • Është në dijeni të të huajve dhe të njerëzve të njohur dhe të tërhiqet nga të huajt.
  • Mund të mos u shkojë as njerëzve të afërt përveç atij i cili kujdeset më shumë për të, siç është nëna më së shumti.
  • Jep ledhatime rreth 10 muajsh.
  • Luan i gëzuar me kuka-fshehti.

parent_12mpatcake

Fëmija juaj mund të ketë një problem nëse:

  • Nuk tregon kënaqësi kur ai sheh njerëz të njohur.
  • Nuk tregon ankth kur ndahet nga personi i cili kujdeset më shumë për të.

Aftësitë motorike.

Një fëmijë zakonisht:

  • Mund të lëvizë këmba dorazi rreth 10 muajsh.
  • Mund të arrijë diçka kur është ulur pa rënë mbi të.
  • Mund të tërhiqet për të qëndruar në këmbë rreth 10-11 muajsh..
  • Ecën në këmbë kur i mban duart nga 10-12 muajsh.

parent_9mstands

Fëmija juaj mund të ketë një problem dhe duhet të konsultoheni me mjekun nëse:

  • Nuk qëndron ulur rreth 9-10 muajsh.
  • Nuk ka filluar të lëvizë me asnjë lloj mënyre.

parent_12mwalkh

Të kuptuarit.

Një fëmijë zakonisht:

  • Është i interesuar në objekte të vogla e lodra dhe mundohet për t’i arritur ato.
  • Fillon t’i shohë, t’i ndjejë dhe t’i kontrollojë me dorë disa objekte përpara se t’i fusë ato në gojë.
  • Shikon në drejtimin e duhur për gjërat që kanë rënë poshtë.

Mund të jetë një problem në qoftë se një fëmijë në këtë moshë:

  • Nuk është i interesuar në lodra ose objekte që janë tërheqëse për foshnja të kësaj moshe.

parent_12mringb

E folura dhe gjuha.

Një fëmijë zakonisht:

  • Është duke formuar vargje dhe i mërmërinë ato.
  • Tund kokën për ‘jo’ rreth 10 muajsh.
  • Njeh disa fjalë, duke përfshirë emrin e vet (p.sh. shikon babain nëse i thoni “babi”).
  • Imiton tingujt e thjeshtë të bërë nga njerëzit e tjerë.