Zhvillimi i fëmijës: 6 – 9 muajsh.

18131

Foshnja juaj tashmë ka filluar të ulet, të lëvizë duke u rrokullisur, të arrijë sende e objekte të ndryshme dhe të bashkëveprojë me botën përqark. Koha që fëmija juaj shpenzon i shtrirë në bark do ta ndihmojë atë të forcojë muskujt e shpinës duke e ndihmuar që më vonë ai të ecë këmba dorazi.

Ju dhe fëmija juaj keni filluar të ndjeheni dhe të veproni si dy njerëz të ndarë. Fëmija juaj do të shijojë kohën që shpenzon me ju duke luajtur me aktivitete dhe lojra të ndryshme. Mos haro që, përherë të stimuloni fëmijën tuaj që të jetë aktiv dhe të komunikojë me ju.

Zhvillimi social dhe emocional.

Ka disa zhvillime të mëdha emocionale dhe fizike tek fëmija juaj që do të vini re midis 6 dhe 9 muajsh. Ai tashmë ka filluar të lëviz më shumë dhe të jetë më aktiv në jetën familjare.

  • Fëmija juaj fillon të kuptojë se ai është një person i veçantë rrethuar nga lëkura e tij, duke përfunduar në duar dhe këmbë. Duke kuptuar se ai/ajo tashmë është një person i ndarë nga nëna e tij do të vini re se kur ju të largoheni nga dhoma, fëmija juaj do t’iu kërkojë me sy dhe madje dhe mund të qajë për ju kur mos t’iu shohë.
  • Bebi fillon të njohë dhe të identifikojë ndjenjat e veta dhe se ato janë të ndryshme. Për shembull; ai mund të dijë dallimin në mes të ndjerit të uritur dhe të ndjerit të vetmuar, dhe mund të jetë në gjendje tju japë disa ide se për çfarë është i mërzitur.
  • Ai do të fillojë të ketë dëshirat e tij, si psh; do të dojë të mbajë një objekt në dorë, do të dojë nga ju që ta mbani në krahë, duke ju drejtuar krahët etj.
  • Gjatë këtyre muajve fëmija juaj do të kuptojë njerëzit më të rëndësishëm me të cilët jeton dhe do të bëhet i ndjeshëm ndaj të huajve duke u trembur prej tyre rreth 9 muajsh. Mund të jenë të turpshëm kur të takojnë për herë të parë një njeri të huaj dhe mund të qajnë, por kjo nuk është për t’u shqetësuar, përkundrazi.

Zhvillimin fizik.

Fëmija juaj në këtë moshë do të vendosë në gojën e tij çdo gjë që prek, kjo sepse gjuha dhe buzët janë pjesa më sensitive e trupit të tij. Ajo i jep shumë informacione mbi materialet, përbërjet dhe shijet e ndryshme.

Siguria është shumë e rëndësishme në këtë periudhë!

  • Bebi juaj do të fillojë të ushqehet avash avash me ushqime të shtypura ose pure.
  • Në fillim do të jetë e vështirë për të që të mësojë se si kapërcehet ushqimi pasi është mësuar vetëm të thithë, por kjo nuk përbën një problem pasi fëmijët mësojnë shumë shpejt.

parent_9msitplay (1)

Lëvizja.

Përgjatë këtyre 4 muajve fëmija juaj do të jetë në gjendje të:

  • Rrokulliset nga shpina në bark dhe e kundërta.
  • Të ulet vetëm për disa çaste kur ju e keni vënë atë në një pozicion të ulur, dhe menaxhon vetë, për disa minuta, veten që të qëndrojë ashtu.
  • Të bëjë disa pompa kur e vendos shtrirë në bark, të ngrejë kokën dhe gjoksin nga toka dhe të mbështesë veten me duar të shtrira.
  • Të fillojë të lëvizë kur është e shtrirë në bark duke shtyrë me krahët e tij dhe atëherë mund të zvarritet në të katër këmbët.
  • Të arrijë të marrë vetë një lodër dhe ta tundë atë.
  • Të shkëmbejë një lodër nga njëra dorë në tjetrën.
  • Të gjej këmbët e tij, të luajë me to dhe t’i vendosë në gojë.

Aktivitetet e përditshme:

Një fëmijë në këtë fazë zakonisht:

  • Mund të mbajë në dorë një shishe për të pirë.
  • Mund të fillojë për të pirë nga një filxhan, i cili mbahet nga një i rritur, nga 6-8 muaj.
  • Mban një lugë, por nuk mund ta përdor atë, nga 7 muajsh.
  • Fillon të provojë disa ushqime ‘të forta’.

Të kuptuarit.

Një fëmijë në këtë fazë zakonisht:

  • Kërkon një objekt kur bie në tokë rreth 7 muajsh.
  • Luan ‘kuka-fshehti’ me prindërit.
  • Nuk mund të kuptojë fjalët ‘jo’ ose ‘rrezik’.

E folura dhe gjuha.

Një fëmijë në këtë fazë zakonisht:

  • Belbëzon nga 6-7 muajsh, duke bërë një ose dy rrokje tingujsh p.sh. ‘Dada’
  • Dëgjon një person kur flet dhe pastaj i ‘përgjigjet’ në tinguj belbëzues.

Nëse fëmija juaj gjatë kësaj moshe nuk i bën veprimet e mësipërme është mirë që të shkoni dhe të konsultoheni me një mjek specialist.