Zhvillimi i fëmijës 3 – 6 muajsh.

0
22039
Zhvillimi i fëmijës 3 6 muajsh

Bebet midis 3 dhe 6 muajsh kanë bërë një rrugë të gjatë në tre muajt e parë të jetës dhe ata janë qenie jashtëzakonisht shumë sociale dhe e çmojnë të qënit me ju. Prindërit, zakonisht, kanë mësuar mjaft mënyra si të kuptojnë fëmijën e tyre dhe se si t’u përgjigjen drejtë mesazheve nga bebet e tyre. Problemet e hershme të tilla si; të ushqyerit me vështirësi dhe të qarët janë stabilizuar tashmë dhe duken premtuese për prindin.

Zhvillimi social dhe emocional.

  • Rreth 3 apo 4 muajsh fëmija juaj ka filluar të ketë idenë se ka dalë në një tjetër botë dhe ju jeni duke u njohur me njëri-tjetrin.
  • Ajo do të fillojë kontaktin me sy me ju, dhe ju do të jeni të qeshur me njëri-tjetrin. Ajo do të jetë në gjendje për të “lexuar” disa nga shprehjet e tua dhe do të buzëqeshë kur ju t’i tregoni lumturi, por mund të duket e shqetësuar në qoftë se ju e shihni e ngrysyr apo jeni të lodhur.
  • Ajo ka mësuar se ju jeni personi [ose një nga njerëzit] që vjen shumicën e kohës për të përmbushur nevojat e saj, por ajo nuk e kupton ende plotësisht se ju jeni një person i veçantë.
  • Ajo ende ka idenë se ndodhet brenda trupit tuaj dhe kjo e bën atë të ndihet më e sigurtë. Ideja se ju jeni plotësisht të ndara prej saj, dhe mund të qëndroni larg prej saj, nuk do të vijë deri sa ajo është shtatë muajsh ose më tepër.
  • Në këtë fazë bebi juaj shpesh është e lumtur kur i buzëqeshni dhe ndërvepron me të huajt sepse është duke marrë kaq shumë kënaqësi nga të qeshurat dhe të bashkëvepruarit me ju.
  • Ju dhe bebi juaj do të filloni të “bisedoni” me njëri-tjetrin, ajo do të qeshë me ju duke goditur këmbët e saj dhe duke lëvizur krahët.
  • Në këtë periudhë foshnja nuk duhet të mbistimulohet dhe të lodhet së tepërmi pasi edhe mund të fillojë të qajë.

Kur të jetë 4 muajsh fëmija juaj:

  • Buzëqesh shumë.
  • Qesh me zë të lartë dhe klithë me kënaqësi.
  • Tregon se ajo e do jetën duke qeshur dhe duke lëvizur këmbët e saj.
  • Pëlqen njerëzit.
  • Është e interesuar me mjedisin dhe aktivitetet që ndodhin rreth saj .
  • Tregon qartë kënaqësi kur është duke u larë, apo kur bisedoni me të; etj.

Zhvillimi fizik dhe aftësitë motorike.

  • Fëmija juaj ka filluar të marrë pak kontroll mbi trupin e tij – madje edhe duke filluar të kuptojë se ai është në fakt trupi i tij.

Ai do të kalojë kohë duke kërkuar me kujdes duart, duke i prekur, dhe duke kërkuar për këmbët e veta.parent_6msupine

  • Ai do të fillojë të kapet pas objekteve që i ndodhen përballë tashmë dhe juve do t’iu duhet të siguroni më mirë ambientin rreth krevatit apo karrocës së tij.
  • Trupi mund të jetë i vështirë për atë për ta kontrolluar, por bebi bën gjëra interesante kur mundet me të!

Është mirë për fëmijën tuaj që të kalojë kohë shtrirë me bark duke lëvizur duart dhe këmbët e tij në të tillë mënyrë, e cila duket sikur ai do të notojë nga çasti në çast.

parent_6mprone

Shënim: Mos e vendosni asnjëherë fëmijën të flejë përmbys ose me bark. Të fjeturit në bark rrit rrezikun e Sindromit të vdekjes foshnjore (SIDS).

Vendosni gjëra interesante në dysheme pranë fëmijës kështu që ai të dëshirojë të përpiqet të lëvizë në drejtim të tyre kur të jetë i gatshëm. Ai do të marrë gjithçka dhe do ta vendosë në gojën e tij – kjo është mënyra e bebeve për të eksploruar formën dhe cilësitë e objekteve. Mos vendosni objekte të vogla të cilat fëmija mund t’i gëlltisi nëse i fut në gojë.

Fëmija juaj:

  • Rrotullohet nga para prapa rreth 4-6 muajsh.
  • Është në gjendje të ngrejë kokën dhe gjoksin kur është shtrirë në bark 4 muajsh.
  • Kur është shtrirë në bark do të lëvizë krahët dhe këmbët në formë valëzimi.
  • Fillon të zbulojë se duart e tij i përkasin atij dhe luan me gishtat rreth 3-4 muajsh.
  • Tërheq dhe luan me gishtat e tij të këmbës kur ndodhet shtrirë në shpinë rreth 4-5 muajsh.
  • Është në gjendje të mbajë objekte në dorë për periudha të shkurtra nga 3-4 muajsh.
  • Sjell lodra dhe objekte te goja nëse i vendosni në dorën e tij.
  • Qëndron në pozicionin ulur kur mbahet në duart tuaja dhe ka mbështetje të mirë.
  • Tërheq një lodër pak të rëndë për ta mbajtur në duar rreth 5 muajsh.
  • Është në gjendje për të mbështetur peshën e vet, kur qëndron në këmbë duke u mbajtur nga ju [por kjo nuk do të thotë se ai është i gatshëm që të ecë].
  • Kur mbahet në krahë do të tentojë të kap flokët tuaj, syzet, objekte të tjera si zinxhirët, vathët etj.

parent_6msits

Dëgjimi dhe shikimi.

  • Muskujt e saj të syve punojnë mirë tashmë dhe ajo mund t’iu ndjekë juve me sy kur lëvizni, ndjek një objekt kur lëviz dhe mund të përqëndrohet në objekte të vogla.
  • Nëse bebi do të mundet, objektin që do të shohi, do të tentojë ta kap me dorë dhe ta vendosë në gojë për ta eksploruar.
  • Të eksploruarit për të është e rëndësishme, kështu që jepini kohën e duhur për t’i parë objektet dhe për t’i eksploruar në mënyrën që dëshiron fëmija.
  • Tingujt, ashtu si dhe pamjet, i duken të njohura tashmë dhe fëmija juaj do të njohë zërat dhe do të kthejë kokën në drejtim të tyre.

E folura dhe gjuha.

Shumë kohë përpara se të fillojnë të flasin, foshnjat janë duke dëgjuar prindërit dhe kujdestarët e tyre gjatë gjithë kohës. Ata si fillim fillojnë të bëjnë pak zhurma dhe tingujt që vijnë para fjalës. Nëse prindërit dhe kujdestarët i imitojnë këto, ata janë duke “biseduar” me fëmijën e tyre. Ky është fillimi që fëmija juaj të mësojë të flasë.

Duke iu përgjigjur nevojave të fëmijës suaj kur ai bërtet, ju tregoni se ju e keni dëgjuar atë dhe se ai ka rëndësi. Ky është fillimi i komunikimit.

  • Tregojini atij gjuhën tuaj dhe praktikoni tinguj të thjeshtë si: – “maa, Daa” të cilët janë tingujt më të mirë nga mund t’ia filloni. Ai do të jetë shumë i interesuar në atë se si punon goja juaj dhe si vjen zëri.
  • Kur ai bën një tingull, përsëriteni atë për bebin kështu që ai ta dijë se çfarë tingulli është duke bërë.
  • Përsëritni fjalë të vetme kundrejt fëmijës suaj kur bëni dicka si psh: – Emrin e asaj që ai po sheh (luga) ose çfarë ju po bëni (dush).

Këto biseda janë jashtëzakonisht të rëndësishme, jo vetëm për shkak se ju jeni duke e mësuar foshnjen për të folur, por edhe për shkak se ai është duke mësuar se ai është ai dhe ju jeni ju, duke kominikuar kështu në dy mënyra të ndryshme.

  • Foshnjat mund të fillojnë të jenë të interesuar në libra nga një moshë shumë e hershme kështu që mos u habisni nëse fëmija juaj tregon interes në një libër me figura apo tinguj.

Fëmija juaj:

  • Fillon të gugasi me kënaqësi.
  • Fillon belbëzimin dhe pastaj të dëgjojë rreth 3-4 muajsh.
  • ‘Bisedon’ me lodrat në rreth 5-6 muajsh.
  • Kthen kokën kundrejt zhurmave.

Aktivitetet për një fëmijë 3-6 muajsh.

  • Bisedoni me fëmijën tuaj gjatë gjithë kohës, duke i thënë asaj se çfarë ju po bëni dhe se çfarë janë zhurmat e ndryshme. Përdorni fjalë të thjeshta dhe fjali shumë të shkurtra.
  • Bëni fytyra qesharake dhe putheni duke i fryrë në barkun e saj si një llojë loje.
  • Këndojini asaj.
  • Vendoseni në dysheme në bark në një vend të sigurt për të luajtur.
  • Vendoseni përtokë të luajë pa i vendosur shumë pengesa rreth e rrotull, në mënyrë që fëmija juaj të lëvizë lirshëm pa u penguar.
  • Sigurojini objekte të ndritshme për t’i parë dhe vendosini disa nga ato larg nga distanca e bebit, por në mënyrë që ajo aksidentalisht ta prekte atë fillimisht dhe pastaj të përpiqet për t’i prekur ato përsëri.
  • Sigurojini fëmijës suaj një shumëllojshmëri aktivitetesh dhe objektesh për t’i eksploruar, kështu që ajo edhe kur të mërzitet me njërën lodër të mund të gjejë diçka tjetër për të qetësuar veten e saj.