Zhvillimi i fëmijës 0 – 3 muajsh.

0
41925

Në lindje një foshnje nuk di apo nuk kupton asgjë. Ajo shpejt mëson të njohë erën dhe zërin e personit që e ushqen dhe e mban atë më shpesh, por ata nuk e dinë që kjo është “nëna” e tyre.

Megjithatë, madje që nga lindja, ata fillojnë të komunikojnë me ju dhe t’iu japin sinjale të vogla për të treguar që janë të lodhur ose të uritur, apo zgjuar dhe vigjilent.

Ata janë duke mësuar gjatë gjithë kohës.

Zhvillimi Social-emocional.

  • Sheh fytyrën e prindit, kur jeni duke biseduar me të, mesatarisht kur është 6 javësh, me rreze 4 deri në 8 javë.
  • Fillon të qeshë nga 5-7 javësh.
  • 3 muajsh fëmija lëshon gurgullima dhe qesh me zë të lartë.

Bisedoni me mjekun ose pediatren e fëmijës tuaj nëse:

  • Ju ndiheni e paaftë për të përmbushur nevojat e fëmijës suaj shumicën e kohës.
  • Ju e shihni fëmijën tuaj në një mënyrë negative (si të vështirë), ose jeni e zhgënjyer me foshnjen tuaj.
  • Ju nuk ndiheni në gjendje të përgjigjeni për fëmijën.
  • Fëmija juaj nuk qetësohet shumicën e herëve edhe pse ju e merrni në krahë.
  • Fëmija juaj ka një britmë me ton të lartë.
  • Nuk ka buzëqeshje sociale kur është 8 javësh.

Aftësitë motorike, shikimi dhe dëgjimi.

  • Kur i prekni faqen kthehet në po të njëjtën anë dhe kërkon të thithë (që nga lindja).
  • Ngre kokën lart (kur ndodhet në bark) mesatarisht 6 javësh (4 deri në 8 javësh).
  • Gjuan me këmbë fuqishëm nga 2 muajsh.
  • Krahët, gishtat dhe këmbët i lëvizin lirisht.
  • Ndjek një dritë që lëviz me sy për disa sekonda nga 1 muajsh.
  • Shikon një fytyrë tek lëviz nga 2-3 muajsh.
  • Sytë janë më të hapur dhe qëndrojnë ashtu më gjatë duke filluar nga 6 javësh.

parent_baby3mprone

Bisedoni me mjekun ose pediatren e fëmijës tuaj nëse:

  • Fëmija është jashtëzakonisht ‘dembel’ ose i ngurtë.
  • Krahu dhe këmba në njërën anë janë më të ngurta e më të forta/më të dobëta për t’u lëvizur se ana tjetër e trupit.
  • Nuk ka kontroll të ‘mirë’ të kokës (qafa dhe muskujt e shpinës janë të ngurtë).
  • Gishtat i mban gjithmonë grusht të shtrënguar.
  • Nuk i shikon fytyrat nga 2-3 muajsh.
  • Nuk befasohet nga zhurmat.
  • Nuk gugat dhe nuk qesh deri në 3 muajsh.

Aktivitetet e përditshme.

  • Zakonisht ushqehet mirë edhe pas disa javësh.
  • Shpesh nuk bën dallimin e ditës dhe natës për të fjetur gjumë.

Bisedoni me mjekun ose pediatrin e fëmijës tuaj nëse:

  • Fëmija juaj ende ka probleme me të ushqyerit, pas disa javësh.
  • Fëmija juaj qan për periudha të gjata kohore çdo ditë.
  • Është e vështirë për ta qetësuar fëmijën tuaj.
  • Fëmija juaj duket mjaft i ndryshëm nga foshnjat e tjera (shumë e tensionuar, shumë i qetë).

Të folurit dhe gjuha.

  • Tronditet nga tingujt me zë të lartë nga 1 muajsh.
  • Bën tinguj të tjerë përveç të qarës nga 2 muajsh.
  • Fillon duke dëgjuar zëra dhe duke bërë tinguj kur i flet nga 7-8 javësh.

parent_baby3msupine

Bisedoni me mjekun ose pediatrin e fëmijës tuaj nëse:

  • Fëmija juaj nuk ju sheh në fytyrë, kur je duke i folur nga 2-3 muajsh.
  • Nuk duket se reagon ndaj tingujve të ndryshëm.

Shënim:

Fëmijët janë të ndryshëm dhe mund të zhvillohen me ritme të ndryshme. Pra, nëse fëmija juaj nuk i bën të gjitha gjërat në këtë temë, mund të jetë për shkak se ai/ajo është duke punuar në disa zona të ndryshme të mësimit të tij dhe zhvillimit për momentin.

Megjithatë, në qoftë se fëmija juaj është shumë i ndryshëm nga foshnjat e tjera, në qoftë se jeni të brengosur për zhvillimin e tij, apo në qoftë se ajo duket se shkon për prapa, ju duhet të bisedoni me mjekun ose me pediatrin e foshnjes tuaj. Nëse ka ndonjë gjë që nuk shkon, vëzhgimi i saj që në fillim do t’iu ndihmojë për ta rregulluar këtë gjë.

Ju duhet të siguroheni se fëmija juaj po zhvillohet normalisht në mënyrën e saj unike dhe kujtojmë se ajo që ka rëndësi është që të mbështesni foshnjen tuaj në zhvillimin e saj.