Nga 7 deri në 9 muajsh, bebi juaj fillon të bëjë lëvizje më të sofistikuara të trupit dhe të bashkëveprojë më shumë me gjërat që e rrethojnë.
Etapa Motorike. (Lëvizshmëria).
- Ulet dhe arrin lodrat pa rënë.
- Lëviz nga barku në shpinë dhe qëndron i ulur.
- Zvarritet mbi duar ose gjunjë duke lëvizur këmbët.
- Përdor të dyja duart për të shqyrtuar lodrat.
- Ngre kokën dhe shtyn me bërryla gjatë kohës kur është me bark.
- Kthen kokën për të ndjekur objektet me sy.
- Tregon më shumë kontroll, ndërsa rrotullohet, ulet, dhe zvarritet.
- Fillon të ecë këmba dorazi dhe të tërhiqet në një qëndrim statik.
- Gëzon një shumëllojshmëri të lëvizjeve – kërcim lart dhe poshtë, tundet para mbrapa.
- Shtyhet përpara, kap lodrat dhe i hedh ato tutje më pas.
- Kap me gishta dhe me pëllëmbën e dorës objektë të vogla.
- Luan duke imituar të afërmit.
Etapa Ndijore. (Ndjeshmëria).
- Hulumton dhe shqyrton një objekt duke përdorur të dy duart dhe gojën.
- Eksperimenton me sasinë e forcës të nevojshme për të marrë objekte të ndryshme.
- Fokusohet në objekte afër dhe larg.
- Heton format, madhësitë, dhe përbërjen e lodrave dhe gjërave që e rrethojnë.
- Vëzhgon me kujdes ambientin rrotull nga pozicione të ndryshmë qëndrimi.
Etapa Komunikative. ( Komunikimi) .
- Përdor tinguj të shumëllojshëm dhe kombinon rrokje për të belbëzuar.
- I shikon njerëzit dhe objektet e ndryshme kur u përmendet emir.
- Njeh zërat dhe emrin e tij.
- Merr pjesë në komunikim të dyanshëm.
- Fillon duke përdorur lëvizjet e dorës për të komunikuar dëshirat dhe nevojat, p.sh. Shtrin duart për ta marrë në krah.
- Ndjek disa komanda rutinë.
- Bën dallimin midis zërave të njohur dhe të panjohur.
- Tregon njohje për fjalët e përdorura zakonisht.
- Imiton shprehje të fytyrës dhe gjeste.
- Përgjigjet kur e thërret në emër.
Etapa Ushqimore. (Ushqyerja).
- Mban në dorë dhe pi nga një shishe.
- Vendos vetë biberonin në gojë.
- Fillon tranzicionin nga qumështi ose formula në drithëra foshnjore.
- Fillon të hajë pak ushqime pure.
- Gëzon kur përtyp lodra të cilat e ndihmojnë të masazhojë mishrat e gojës në fillimin e daljes së dhëmbëve.
- Ndihet më i ngopur pasi fillon ushqimet e ngurta.
- Fillon të shikojë dhe të kërkojë të kap ushqimin që është afër.
- Tregon reagim të fortë ndaj erërave të reja dhe shijeve.
- Fillon të formojnë parapëlqime për ushqime dhe shije të caktuara.
Shenja të mundshme problematike.
Etapa Motorike. (Lëvizshmëria).
- Përdor kryesisht njërën dorë .
- Shpinë e harkuar prapa kur qëndron ulur, pamundësi për ta drejtuar përsëri.
- Përdorim i dobët i krahëve kur qëndron ulur.
- Vështirësi në zvarritje.
- Përdor vetëm njërën anë të trupit për të lëvizur.
- Nuk mund të mbajë peshë në këmbë.
- Nuk transferon lodrat nga njëra anë në tjetrën.
- Paaftësi për të drejtuar shpinën.
Etapa Ndijore. (Ndjeshmëria).
- Nuk gëzon kur luan me lodra apo sende të ndryshme.
- Nuk gëzojn kur luan me lodra muzikore.
- Nuk është i interesuar për të luajtur me objekte me ngjyra-ngjyra.
- Nuk lëviz për të eksploruar mjedisin kur vendoset në tokë.
- Nuk u gëzon llojeve të ndryshme të lëvizjeve si: lëkundjet.
- Duket i frikësuar nga tingujt e përditshme.
Etapa Komunikative. ( Komunikimi) .
- Nuk është i interesuar të bashkëveprojë me të tjerët.
- Nuk mban kontak me sy gjatë ndërveprimit në lojë.
- Nuk reagon kundrejt tingujve ose zërave.
- Nuk belbëzon.
- Nuk i përgjigjet kur e thërrasin në emër.
Etapa Ushqimore. (Ushqyerja).
- Nuk mund të bëjë kapërcim apo gëlltitje të mirë kur kap gjirin ose shishen e beberonit.