Zhvillimi Historik i fëmijës nga 2 – 3 vjeç.

0
3753

Fëmija juaj është duke u zhvilluar me shpejtësi dhe kopështi është shumë afër tij. Në këtë moshë është shumë e rëndësishme që të vërehen më kujdes  tendencat e përgjithshme të fëmijës suaj dhe grupimeve të sjelljes. Një ose dy shqetësime nuk duhet të shkaktojnë alarm.

Loja dhe aftësitë sociale.

  • Është në gjendje të marrë pjesë në grupe të vogla me fëmijët e tjerë.
  • Është i interesuar, i vetëdijshëm, dhe në gjendje të ruajë kontaktin me sy me të tjerët.
  • Kthen kokën si përgjigje kur i thërret në emër.
  • Eksploron mjedise të ndryshme të tilla si një shesh lojrash të ri.
  • Gëzohet kur lëkundet në kolovajzë tek këndi i lojrave.
  • Është në gjendje për të luajtur në situata sociale, pas një kohe të tranzicionit.
  • Gëzon kur luan me një shumëllojshmëri lodrash dhe materialesh.
  • Është në gjendje për të gjetur objektet që i interesojnë.
  • Është në gjendje për të gjetur objektet kur ju ua tregoni me gisht.
  • Gëzon kur luan me lodra muzikore.
  • Gëzon kur luan me lodra të reja në mënyra të ndryshme.
  • Zakonisht luan me lodrat pa i futur në gojë ato.
  • Është i kënaqur kur ulet dhe lexon një libër me ju.
  • Është në gjendje të marr pjesë në aktivitete të rrëmujshme që rezultojnë në duart e pista.

Bashkërendimi.

  • Gëzon dhe kërkon mënyra të ndryshme për të lëvizur dhe për të luajtur.
  • Ka qëndresë dhe forcë të mjaftueshme për të luajtur me bashkëmoshatarët.
  • Përdor duart për të ndihmuar veten të lëvizë nga një pozicion në tjetrin.
  • Koordinon lëvizjet e nevojshme për të luajtur dhe për të eksploruar përreth.
  • Zakonisht ecën me thembra të mbështetura dhe jo kryesisht në majë të gishtave.
  • Mund të mbajë ekuilibrin për të kapur topin kur e hedh drejt tij ose kur rrëzohet butësisht nga bashkëmoshatarët e tij.
  • Është në gjendje të eci dhe të rruajë ekuilibrin mbi sipërfaqet e pabarabarta.
  • Ecën nga një dhomë në tjetrën pa u përplasur në objekte dhe njerëz.
  • Vetëm mbahet pak mbi mobilje, mure apo njerëzit dhe ulet kur ndihet i lodhur.
  • Është në gjendje për të hedhur dhe përpiqet për të kapur topin pa humbur ekuilibrin.
  • Koordinon të dyja duart për të luajtur, lëkund një lodër ose hap vetë një enë apo objekt tjetër.
  • Përdor të dyja duart në mënyrë të barabartë për të luajtur dhe për të eksploruar lodra.
  • Koordinon duart dhe lëviz gishtat e nevojshëm për të marrë pjesë në lojëra dhe aktivitete në tavolinë.

Aktivitetet e përditshme.

  • Gëzohet gjatë kohës kur bën dush.
  • Është në gjendje të vetëqetësohet në makinë kur nuk është i lodhur ose i uritur.
  • Toleron pa u acaruar kur ndërron pelenat.
  • Nuk ka frikë të kthejë kokën prapa.
  • Është në gjendje të përdor gishtat për të marrë objekte të vogla, të tilla si copa të vogla të ushqimit.
  • Ha një larmi në rritje ushqimesh.
  • Ka një orar të stabilizuar gjumi.
  • Është zakonisht në gjendje të bjerë në gjumë i qetë dhe i relaksuar.
  • Është në gjendje të tolerojë dhe të veshi lloje të ndryshme të rrobave.
  • Është në gjendje të marrë vetë kafshatat e ushqimit dhe t’i fusë ato në gojë.
  • Është i vetëdijshëm kur ndjen se ka berë urinën në pelena.
  • Është në gjendje të tolerojë dhe të qëndrojë i qetë kur qeth flokët.
  • Është në gjendje të përshtatet me ndryshimet në rutinën e tij.

Shprehja e vetvetes.

  • Është përgjithësisht i lumtur kur nuk është i uritur apo i lodhur.
  • Është në gjendje të qetësohet me mënyra të ndryshme, dhe tinguj qetësues.
  • Është mësuar tashmë me tingujt e përditshëm dhe zakonisht nuk trembet nga ato.
  • Ka një orar të stabilizuar dhe të qetë gjumi.
  • Nuk kërkon një rutinë të tepruar për ta qetësuar.
  • Është në gjendje të gëzojë një shumëllojshmëri të gjerë të të prekurit, zhurmës, dhe erërave.
  • Qan dhe ju njofton kur lëndohet.
  • Është në gjendje të qetësojë veten kur është i mërzitur.
  • Është i gëzuar kur prek përbërje si ; bari apo rëra pas ekspozimeve të shumta.
  • Është në gjendje të kalojnë në një mjedis të ri apo aktivitet.
  • Është në gjendje të jetë larg nga prindërit kur është me njerëz të njohur.