Zhvillimi Historik i fëmijës nga 10 – 12 muajsh.

5283

Duke iu afruar vitit të parë të jetës, zhvillimi i fëmijës suaj do të përparojë në faza të reja.

Nga 10 deri në 12 muaj, fëmija juaj do të bëhet më aktiv dhe i angazhuar me botën rreth tij. Më poshtë do të gjeni aftësitë që duhet të ketë përvetësuar fëmija juaj deri në moshën 12 muaj.

Etapa Motorike. (Lëvizshmëria).

  • Tërhiqet për të qëndruar në këmbë dhe lundron nëpër mobilje.
  • Qëndron i vetëm dhe merr disa hapa të pavarura.
  • Mund të fillojë të eci në mënyrë të pavarur.
  • Lëviz nga pozicione të ndryshme për të eksploruar mjedisin dhe për të marrë lodrat e dëshiruara.
  • Ulet pa mbështetje dhe është në gjendje për të kthyer kokën për të parë objekte pa e humbur ekuilibrin.
  • Mirëmban balancën kur është duke hedhur objekte.
  • Përplas duart.
  • Vështron përqark ndërsa trupi është në lëvizje.
  • Zgjat qafën për të parë rreth një qosheje ose një pengese tjetër.
  • Hedh objekte në një enë me një hapje të madhe.
  • Përdor gishtin tregues dhe gishtin e madh për të marrë objekte të vogla.

Etapa Ndijore. (Ndjeshmëria).

  • Kënaqet duke dëgjuar këngë.
  • Gëzon kur prek materiale të ndryshme si: ushqimi, batanije, baltë, bojë etj
  • Eksploron lodra me gishta dhe gojë.
  • U afrohet ose u largohet tingujve që vijnë nga një distancë.
  • U afrohet ose u largohet objekteve që fëmija sheh në distancë.

Etapa Komunikative. ( Komunikimi ) .

  • Përdor fjalën “mama” ose “Dada” në mënyrë kuptimplotë.
  • U përgjigjet komandave të thjeshta, si p.sh. “Eja këtu”
  • Prodhon vargjet e gjata të të folurit (i quajtur zhargon) në komunikimin shoqëror.
  • Thotë një apo dy fjalë.
  • Imiton tinguj të të folurit.
  • Belbëzimet kanë tingujt dhe ritmet e fjalës.
  • Kupton deri në 50 fjalë.
  • I kushton vëmendje kur ju i kërkoni apo i tregoni dicka.
  • Qan dhe e kupton kur lëndohet.

Etapa Ushqimore. (Ushqyerja).

  • Ushqen veten nëpërmjet gishtave.
  • Ushqehet me një shumëllojshmëri në rritje të ushqimit.
  • Është gati për të provuar perime të gatuara butë, fruta të buta, dhe ushqime të gishtave (biskota, makarona të gatuara)
  • Mund të jetë gati për të filluar ushqimin vetë me lugë.
  • Gëzon një shumëllojshmëri më të madhe të aromave dhe shijeve.
  • Është duke zhvilluar më shumë dhëmbë dhe ka kontroll më të mirë të gjuhës dhe buzëve.
  • Fillon të përdori një filxhan të hapur për të pirë lëngje.

 
red-exclamation-point-button-henrik-lehnerer

Shenja të mundshme problematike.

 

 

Etapa Motorike. (Lëvizshmëria).

  • Vështirësi për të qëndruar në këmbë për shkak të këmbëve të ngurtësuara ose në majë të gishtave.
  • Përdor vetëm krahët për tu ngritur deri në këmbë.
  • Ulet me peshën e tij vetëm në një anë.
  • Ka nevojë të përdorë krahët për të qëndruar ulur.
  • Kontroll i dobët i kokës në pozicionin vertikal.

Etapa Ndijore. (Ndjeshmëria).

  • I përgjigjet me bezdi lëvizjeve të ndryshme.
  • Reagon ashpër kur prek ose ekspozohet ndaj përbërjeve të ndryshme.

Etapa Komunikative. ( Komunikimi ) .

  • Nuk kthehet kur dikush e thërret në emër.
  • Tregon asnjë njohje ndaj fjalëve të njohura të tilla si “mama”, “dada” ,”qeni”.

 Etapa Ushqimore. (Ushqyerja).

  • Nuk përdor gishtat për të marr objekte të vogla ose ushqimin.
  • Foshnja refuzon ushqime të ngurta, duke preferuar vetëm qumësht.