Zhvillimi Historik i fëmijës nga 0 – 3 muajsh.

4666

Gjatë tre muajve të parë të jetës, fëmija është duke mësuar shumë aftësi të reja. Edhe pse të gjitha foshnjat zhvillohen me shpejtësi të ndryshme, ka ngjarje apo etapa kryesore që fëmija juaj duhet të arrijë gjatë muajve të parë të jetës së tij.

Më poshtë janë të listuara arritjet që fëmija juaj duhet të përvetësojë deri në 3 muajsh, si dhe disa shenja paralajmëruese të vonesave të mundshme.

Etapa Motorike. (Lëvizshmëria).

  • Ndërsa qëndron shtrirë në bark ngre dhe mban kokën lart.
  • Shtyhet me krahë, ndërsa qëndron i shtrirë në bark.
  • Në gjëndje për të lëvizur duart nga pëllëmbë e hapur në grusht.
  • Në gjëndje të sjellë duart në gojë.
  • Lëviz këmbët dhe krahët duke i ngritur nga toka kur është i gëzuar.

Etapa Ndijore. ( Ndjeshmëria ).

  • Lëviz sytë për të ndjekur objekte ndërsa qëndron i shtrirë në shpinë.
  • Përpiqet për të arritur një lodër që ndodhet pak më lart gjoksit të tij.
  • Mban kokën në qendër për të parë fytyrat apo lodrat ndërsa qëndron i shtrirë në shpinë.
  • Është në gjëndje të qetësohet kur e tund, e prek ose i flet me fjalë të ëmbla.
  • Nuk është i mërzitur nga tingujt e përditshëm.
  • Gëzon një shumëllojshmëri lëvizjesh.

Etapa Komunikative. ( Komunikimi ) .

  • Kthen kokën drejt tingullit apo një zëri që i lëshohet.
  • Qetësohet ose buzëqesh kur i flet.
  • Tregon interes për fytyrat e njerëzve.
  • Bën kontaktin me sy.
  • Qan në mënyra të ndryshme për nevoja të ndryshme (p.sh. i uritur kundrejt i lodhur) .
  • Belbëzon ose bën të tjera zëra përveç të qarës.

Etapa Ushqimore. ( Ushqyerja ) .

  • Kthen kokën drejt thithkës së gjirit ose shishes së beberonit.
  • Gjuha lëviz përpara dhe prapa për të realizuar refleksin e thithjes së gjirit.
  • Pi 60 – 180 ml lëngje për t’u ushqyer, 6 herë në ditë.
  • Thith dhe kapërcehet mirë gjatë të ushqyerit.

red-exclamation-point-button-henrik-lehnerer

Shenja të mundshme problematike.

 

Etapa Motorike. (Lëvizshmëria).

  • Vështirësi në ngritjen e kokës.
  • Këmbët i ka të ngurta dhe ka pak ose aspak lëvizje.
  • Mban duart grusht dhe i mungon lëvizja e krahëve.
  • Shtyhet mbrapa me kokë ndërkohë që qëndron i shtrirë në shpinë.

Etapa Ndijore. (Ndjeshmëria).

  • Nuk ndjek një objekt me sytë e tij.
  • Shpesh reziston për t’u mbajtur në krah.
  • Duart mbeten të mbyllura shumicën e kohës.
  • Nuk gëzohet me lloje të ndryshme lëvizjesh që ju mund t’i bëni.

Etapa Komunikative. ( Komunikimi) .

  • Nuk qan kur është i uritur ose në siklet.
  • Nuk i vëren ose nuk u përgjigjet tingujve që kanë një zë të lartë.
  • Nuk bëjnë kontaktin me sy ose nuk i buzëqesh atij që kujdeset për të.

Etapa Ushqimore. ( Ushqyerja ).

  • Në pamundësi për të kapur gjirin apo shishen e qumështit.
  • Humb një shumë të konsiderueshme të qumështit të gjirit ose formulës jashtë anës së gojës ndërkohë që ushqehet.