Vlerat ushqyese dhe kaloritë në qumështin e gjirit. Ja cilat janë.

0
4500

Vlerat ushqyese dhe kaloritë në qumështin e nënës mund të ndryshojnë në bazë të disa faktorëve si:

  • Sa ditë ka një nënë në laktacion
  • Koha e ditës
  • Koha që ka kaluar që nga fillimi i një seance gjidhënieje
  • Dieta e nënës
  • Frekuenca midis ushqyerjes me gji.

Shkenca ka arritur të njohë më shumë se 200 përbërës në qumështin e gjirit të një nëne. Ky artikull përshkruan vetëm disa prej tyre. Ndërkohë që metodat laboratorike bëhen më të rafinuara dhe evoluojnë, përbërës të rinj janë zbuluar për qumështin e gjirit.

Megjithatë unë do t’iu jap disa informacione themelore mbi vlerat ushqyese të qumështit të gjirit, dhe do t’iu tregoj disa këshilla se si të përmirësoni cilësinë e qumështit tuaj.

Informacion bazë mbi vlerat ushqyese të qumështit të nënës.

Sipas një raporti britanik, çdo 100 ml qumësht gjiri i maturuar (dmth, qumështi i prodhuar 21 ditë pas fillimit të laktacionit) jep afërsisht:

  • 70 kalori
  • 89,97 g ujë
  • 7.4 g karbohidrate (kryesisht lactose)
  • 4.2 g yndyra
  • 1.3 g protein

Këto janë normat mesatare të mostrave të marra në mënyrë të përsëritur për një periudhë 24-orëshe (Departamenti i Shëndetësisë dhe Sigurimeve Shoqërore 1988, Britani).

Brenda çdo gjiri, kemi një luhatje në përbërjen e qumështit gjatë ditës. Për shembull, përmbajtja e yndyrës mund të ndryshojë deri në 200g /L në 24 orë. (Institute of Medicine, National Academy of Sciences 1991, p. 118).

Kjo shkakton një ndryshim të rëndësishëm në kaloritë e qumështit të gjirit.

Në një farë mase, përbërja e qumështit ndryshon edhe nga dieta si ushqehet një nënë. Shifrat e mësipërme pasqyrojnë përbërjen mesatare të qumështit të grave britanike. Analizat e kryera në të tjera popullsi ku dieta është e ndryshme normalisht japin rezultate pak më të ndryshme. Për shembull, një analizë e kryer në Indi gjeti një prodhim prej 3.4 g yndyrë për 100ml (Gopalan et al 2000).

Por burimi më i madh i variacionit gjendet mes individualitetit të femrave.

Brenda një popullsie të caktuar, në mënyrë individuale gratë mund të shkojnë në përmbajtje yndyrë qumështi nga 2g /100ml deri në 5g /100ml (Institute of Medicine, National Academy of Sciences 1991).

Duke qenë se yndyra përbën shumicën e kalorive në qumështin e gjirit, kjo do të thotë se disa gra prodhojnë më shumë qumësht me kalori të dendura se të tjerat. Nënat të cilat prodhojnë më pak kalori në qumështin e tyre do të duhet t’i vendosin më shpesh në gji foshnjat e tyre.

Nëse dëshironi të dini më shumë rreth përbërësve të qumështit të gjirit klikoni këtu.

ticiana-kushi-cbecertifikimet