Ushqyerja me gji Vs. Ushqyerja me formulë.

7155

Ushqyerja me gji Vs. Ushqyerja me formulë.

BF-vs-FF-2

Një vendim i madh që nënat e reja duhet të bëjnë është ta ushqejnë fëmijën e tyre me gji apo me formulë???

Disa njerëz mund të mos ndihen këndshëm rreth gruas, e cila është duke dhënë gji. Megjithatë, nëse ju tërheq një shishe formule, ka nga ata që mund t’iu kritikojnë se përse nuk po e ushqeni fëmijën me gji.

Mirë se vini në fajin që ndjejnë nënat. Pa marrë parasysh se çfarë do të vendosni, njerëzit e tjerë me siguri do të ketë një opinion. Vetëm një gjë ka me të vërtetë rëndësi: Cila zgjedhje është e drejtë për ju?

Ushqyerja me gji.

baby near mother's breast

Akademia Amerikane e Pediatrisë (AAP) rekomandon qumështin e gjirit si ushqimin më të mirë për foshnjat. Bebet duhet të ushqehen me gji ekskluzivisht për gjashtë muajt e parë, sipas AAP. Pasi ushqime të tjera të jenë futur në dietën e bebes tuaj, AAP inkurajon nënat të vazhdojnë t’i japin gji të voglit derisa fëmija është të paktën 1 vjeç, dhe për aq kohë sa edhe nëna edhe fëmija ndihen të gatshëm.

Qumështi i nënës është i mirë për fëmijën tuaj në shumë aspekte:

  • Ai siguron antitrupa natyrore që ndihmojnë fëmijën juaj t’i rezistojë sëmundjeve, të tilla si; infeksionet e veshit.
  • Qumështi i gjirit është më lehtë i tretshëm se formula. Pra, foshnjat që ushqehen me gji janë shpesh më pak kaps dhe kanë më pak gazra.
  • Qumështi i gjirit mund të ulë rrezikun e Sindromës e Vdekjes së Papritur Foshnjore 9SIDS) në vitin e parë të jetës së fëmijës suaj.
  • Rrit inteligjencën e fëmijës suaj. Studimet tregojnë se foshnjat që ushqehen me gji kanë nivele më të larta të funksionin kognitiv.
  • Qumështi i gjirit mund ta ndihmojë fëmijën tuaj edhe në vitet e mëvonshme, duke zvogëluar rrezikun e të qenit mbipeshë, dhe të zhvillimit të astmës, diabetit të tipit 1 dhe tipi 2, kolesterolit të lartë, sëmundjes Hodgkin, leukiminë, dhe Limfomën.
  • Ushqyerja me gji është e mirë për nënat, gjithashtu. Gratë që ushqejnë beben me gji kanë një rrezik më të ulët për t’u prekur nga kanceri i gjirit, nga diabeti, sëmundjet e zemrës, osteoporoza, dhe nga kanceri ovarian.
  • Por le të mos harrojmë një arsye kyçe që shumë nëna të reja duan t’i japin gji bebes. Kjo është një përvojë e mrekullueshme për lidhjen me fëmijën tuaj.
  • Qumështi i gjirit mund të pompohet, gjë e cila do të lejojë ta ushqeni pa problem në publik bebin dhe anëtarët e tjerë të familjes mund të marrin pjesë në të ushqyerin e fëmijës.
  • Nëse ju e ushqeni me gji fëmijën tuaj do ta keni më të lehtë për të humbur peshën pas lindjes pasi në një ditë të plotë studimet kanë treguar se një nënë që ushqen bebin me gji harxhon deri në 500 kalori, pa bërë asnjë ushtrim fizik apo aktivitet. E ku ka lajm më të mirë se ky për nënat???

Ushqyerja me formulë.

 

milk_should_my_baby_drink

Edhe ushqyerja me formulë është një zgjedhje e shëndetshme për foshnjat. Në qoftë se ju përdorni një formulë, fëmija juaj do të marrë alternativën më të mirë të mundshme ndaj qumështit të gjirit. (Ju nuk duhet të përpiqeni për ta bërë vetë formulën ose të ushqeni me qumësht lope fëmijën.)

Nënat zgjedhin formulën për një sërë arsyesh:

  • Është e përshtatshme. Foshnja mund të ushqehet me formulë nga kushdo në çdo kohë.
  • Është fleksibël. Ju nuk keni pse të pomponi qumësht në orarin tuaj të punës. Në vend të kësaj, ju thjesht mund të lini formulën për partnerin tuaj ose për kujdestarin e bebes tuaj.
  • Partneri juaj mund të ndihmojë me ushqyerjen natën dhe të përjetojë lidhjen me fëmijën tuaj.
  • Regjimi ushqimor mund të jetë më i lehtë. Formula nuk tretet aq shpejt sa qumështi i gjirit, kështu që foshnjat që ushqehen me formulë nuk kanë nevojë për të ngrënë më shpesh, sidomos në muajt e parë.
  • Nuk duhet të shqetësoheni për atë që ju hani. Nënat të cilat i ushqejnë me gji fëmijët mund të kenë nevojë që t’i shmangin disa ushqime të cilat foshnja e saj nuk mund t’i tolerojë.
  • Ju mund të konsumoni një gotë verë ose një koktejl ndonjëherë. Alkooli është një jo-jo për gratë me gji, sepse ai kalon në sasi të vogla tek foshnjat e tyre.

Cilado mënyrë që ju zgjidhni për të ushqyer fëmijën tuaj – qumështi i gjirit, formulë, ose një kombinim i të dyjave – gjëja më e rëndësishme është se fëmija juaj është i ushqyer mirë, ju kujdeseni për të, dhe mbi të gjitha e doni pafund dhe do të bëni më të mirën për beben tuaj. Pra, asnjë nënë të mos ndihet fajtore për zgjedhjen që do të bëjë!