Ushqimet që duhet të shmangen nga nënat që kanë fëmijën me gji.

0
31360

 

Disa nëna thonë se ato mund të hanë çfarëdo që të duan. Është e vërtetë se disa ushqime me shije të fortë mund të ndryshojnë shijen e qumështit të gjirit, shumica e foshnjave duket se e pëlqejnë shumëllojshmërinë e shijeve në qumështin e gjirit! Në përgjithësi, shijet dominuese në dietën tuaj – qoftë salcë soje ose specat djegës – kanë qënë në lëngun tuaj amniotik gjatë shtatzënisë.

baby-feeding-2

Fetuset kapërcejnë një sasi të mjaftueshme të lëngut amniotik para lindjes, kështu që kur ata të shijojnë këto shije përsëri në qumështin e gjirit të nënës së tyre, ata janë tashmë të mësuar me to.

Herë pas here një fëmijë do të jetë i grindur në gji apo të ketë gazra pasi ju të keni ngrënë një ushqim të veçantë. Nëse vëreni një ndryshim në sjelljen e tij,mundohuni ta shmangni atë ushqim për disa ditë. Kjo; Për të testuar nëse ushqimi ishte vërtet shkaku i gazrave apo dhimbjes së barkut, dhe riprovoje po këtë ushqim një herë tjetër që të shohësh nëse ka njëjtin efekt.

Best-foods-to-increase-breast-milk-during-lactation

Ja disa ushqime që duhen shmangur nga nënat që e kanë të voglin e tyre me gji:

  • çokollatë
  • erëza (kanellë, hudhër, kerri, spec djegës)
  • frutat agrume dhe lëngje të tyre, si portokall, limon, qitro, dhe portokallja zemër kau
  • luleshtrydhe
  • kiwi
  • ananasi
  • perime “të gazta” (qepë, lakër, hudhër, lulelakër, brokoli, tranguj,bizele, fasule dhe speca)
  • fruta me një efekt laksativ, të tilla si qershi dhe kumbulla të thara.

 

Një filxhan apo dy kafe në ditë është mirë, por kafeina e shumtë mund të ndërhyjë në gjumin e fëmijës tuaj ose ta bëjë atë të grindur. Mos harroni se kafeina gjendet edhe në disa pije, çajra, dhe mbi disa ilaçe.

Gjithashtu nuk përbën problem që të konsumoni një pije alkoolike në ndonjë rast, por nëse pihet më shumë se një gotë rriten gjasat që alkoli që ju do të pini të kalojë edhe në qumështin tuaj. Nëse keni ndërmend të konsumoni më shumë se një pije në një rast, prisni dy orë nga pirja e çdo gote përpara se t’i jepni gji bebit (dhe pastaj mund të konsumoni një gotë tjetër). Nuk ka nevojë për të shtrydhur qumështin me pompë nëse nuk i keni gjinjtë plot apo kur nuk është ende koha për të ushqyer fëmijën tuaj.

Gjithsesi pirja e shpeshtë e alkolit nuk është e rekomanduar gjatë kohës që nëna është me gji. Tolerimet bëhen vetëm në raste të cilat mund të ndodhin rrallë. Gojëdhënat e vjetra sugjerojnë se pirja e një birre të zezë shton prodhimin e qumështit, por studimet e fundit kanë treguar se ndodh e kundërta; alkoli që gjendet në birrë ul ndjeshëm sasinë e qumështit tek një nënë që ushqen të voglin me gji.

IMG_8107

Nëse bebi juaj ka simptoma alergjie ( siç është; ekzema, grindjet e shumta, diarre, feçe jeshile me jargw – mukus apo bllokim hundësh) këto mund të jenë shkaktuar nga diçka që ai ka kontakt të vazhdueshëm si psh; një sapun, një ushqim që është duke ngrënë ai apo nga një myk i ndodhur diku. Mundësia tjetër është që bebi është duke reaguar ndaj një ushqimi që keni ngrënë ju e atij i ka kaluar nëpërmjet qumështit. Në të vërtetë nevojitet të bëni pak punën e dedektivit për të gjetur se çfarë po e shkakton këtë reagim në të vërtetë.

Nëse bebit i bën alergji apo siklet diçka që keni ngrënë ju mbani parasysh që do jetë diçka që ju e keni konsumuar 2-6 orë para se t’i jepnit gji bebit.

Fajtorët më të zakonshëm përfshijnë produktet e qumështit të lopës, e ndjekur nga soja, gruri, veza, arra, dhe misri ose shurup misri.

Bisedoni me mjekun e fëmijës tuaj para se ju të hiqni çdo ushqim nga dieta juaj. Nëse shmangni një ushqim kjo mund të shkaktojë një çekuilibër ushqyes (për shembull, në qoftë se ju eleminoni të gjitha produktet e qumështit), ju mund të keni nevojë të ndiqeni nga një mjek dietolog për këshilla mbi zëvendësimin e këtyre ushqimeve me ushqime të tjera ose duke marrë suplemente ushqyese si multivitaminat apo vitaminat e ndryshme. Vazhdoni t’i merrni vitaminat që keni përdorur para lindjes për aq kohë sa fëmija juaj të plotësohet totalisht me gji, duke mbuluar kështu çdo boshllëk që mund të keni në dietën tuaj.