Trajnimi i Gjumit gjatë një regresioni.

4321

newborn-220142_1280

Regresionet e gjumit kanë kleçka dhe shumë herë prindërit i ofrojnë fëmijës më shumë ushqim, më shumë lëkundje apo mënyra të tjera që t’i bëjnë ata të qetësohen e të kalojnë këtë regresion. Mirëpo ndodh që disa beba të krijojnë varësi ndaj këtij komforti shtesë dhe të përkeqësojnë përfundimisht zakonet e tyre të gjumit. Kjo nuk është një situatë që do ta dëshironi për familjen tuaj.

Nuk ka arsye të shtyni një trajnim gjumi vetëm se fëmija ndodhet në fazën e regresionit, përkundrazi kjo do t’iu ndihmojë akoma më shumë në mënyrë që ju të dini ekzaktësisht se si t’u përgjigjeni zgjimeve të shpeshta të bebit natën. Si një mentore gjumi, kjo është pikërisht ajo që unë bëj për të ndihmuar prindërit.

file_101562_0_baby standing in crib

Nëse jeni duke hasur vështirësi për të vendosur fëmijën tuaj në gjumë, dhe nuk dini se si të përballeni me problemet që do të krijojë fëmija kur të vijë një regression gjumi drejt tij, unë do të jem në dispozicionin tuaj për t’iu ndihmuar dhe për t’iu udhëhequr në rrugën e duhur. Ju mund ta bëni bebin tuaj të flejë mirë gjatë natës edhe në periudhën e një regresioni gjumi. Për më tepër shikoni kategorinë “Konsulenca Gjumi”.