Dreams-Baby-sleeping-purple-background

A mund ta ndihmojë trajnimi i gjumit fëmijën tim të flejë gjatë gjithë natës?

Shumë prindër bëhen konfuz përsa i përket proçesit të trajnimit të gjumit dhe pyesin veten si është e mundur të bësh një fëmijë që zgjohet çdo 2 orë të flejë gjatë gjithë natës. Ata dëgjojnë fjalën “Trajnim Gjumi” dhe ja fusin vrapit, sepse mendojnë se kjo nënkupton se e vetmja mënyrë për ta bërë fëmijën t’ia arrijë kësaj është duke mbyllur derën dhe duke e lënë bebin të qajë derisa ta zërë gjumi nga lodhja. Kjo është tërësisht e gabuar. Më poshtë do të bëj disa sqarime mbi konceptet e gabuara dhe do të shpjegoj se si një “trajnim gjumi” mund të ndihmojë fëmijën tuaj të flejë përgjatë natës.

Çfarë është trajnimi i gjumit?

Fillimisht le të përcaktojmë fjalën “trajnim gjumi”. Trajnimi i gjumit të një fëmije nuk duhet të ngatërrohet apo të përdoret për metodën “lërë të qajë”. Nuk është e njëjta gjë. Ka teknika të ndryshme që aplikohen në një trajnim dhe “lëre të qajë” është vetëm njëra prej tyre. Trajnimi i gjumit është një proçes që ndihmon fëmijën të flejë dhe të qëndrojë në gjumë duke i mësuar rituale apo vese të mira gjumi. Kjo mund të bëhet duke përdorur metodën me të cilën ju do të ndiheni më komod.

Si mund ta ndihmojë një trajnim gjumi fëmijën tim që të flejë për gjithë natën?

Tani le të flasim për mënyrën se si një trajnim gjumi do të ndihmojë bebin tuaj mbi gjumin e natës. Të mësosh të flesh është një proçes dhe për shumë fëmijë nuk është diçka që ndodh në mënyrë natyrale, sidomos kur bëhet fjalë për natën. Gjatë këtij proçesi fëmija juaj do të mësojë një ritual paragjumi, do të fillojë të bëjë lidhjen e veprimeve të ndryshme me gjumin dhe do të mësojë teknika të ndryshme qetësimi që do ta ndihmojnë atë të flejë natën i qetë. Nuk është shumë ndryshe nga ai i të rriturve. Përpara se ju të shkoni në gjumë natën jam e sigurtë se ju keni një ritual të caktuar që ndiqni. Gjatë natës kur iu ndodh të zgjoheni ju përdorni një “lidhje gjumi” që ju ndihmon për t’u kthyer përsëri në gjumë. Kjo është ekzaktësisht pjesa ku fillojnë problemet për një fëmijë. Nëse lidhja e saj e gjumit është diçka që ia siguroni ju, atëherë bebi do të vazhdojë të zgjohet dhe të qajë derisa të vini ju dhe t’i jepni atë që ai është mësuar të marrë deri më tani për të vënë veten përsëri në gjumë. Sapo fëmija të mësojë të flejë në mënyrë të pavarur dhe i vetëm edhe në mes të natës ai nuk do të ketë më nevojë për ndihmën tuaj kështu? A ju bën llogjikë kjo që sapo ju thashë?

Ne kurrë nuk mendojmë për këto gjëra dhe se rrugëtimi drejt një gjumi të mirë në të vërtetë është një proçes. Për shkak se ne e kemi bërë atë për shumë kohë, është bërë e natyrshme tanimë tek të rriturit. Por kjo nuk ka ndodhur tek bebat të cilët sapo kanë ardhur në këtë botë. Ata kanë nevojë për dikë që t’ia mësojë të gjithë këtë proçes atyre në mënyrën më të mirë dhe më të shëndetshme. Nëse një fëmijë nuk ka mësuar rituale të duhura të gjumit apo nëse ka lidhje gjumi të këqija e është i varur totalisht prej jush, atëherë fëmija juaj do të vazhdojë të zgjohet natën dhe të qajë për prezencën tuaj.

A do të flejë fëmija im mirë edhe nëse unë nuk i bëj një trajnim gjumi?

Një tjetër koncept i gabuar është kur thuhet se fëmija “do ta kalojë”. Këtë e kam dëgjuar miliona herë. Në eksperiencën time, mendoj se një fëmijë nuk do ta kalojë këtë kollaj. Si mundet ta kalojë? Nëse fëmija juaj ka mësuar se asaj i duhen lidhje të caktuara për të rënë në gjumë, si mundet që një ditë ajo t’i harrojë të gjitha këto rituale dhe zakone të këqija gjumi? Thjesht, nuk mundet. Një proçes duhet të mësohet. Dhe kjo është pjesa ku vjen në ndihmë një trajnim gjumi. Mos harroni që trajnimi i gjumit është një proçes i cili ndihmon fëmijën se si ta zërë vetë gjumi dhe të flejë gjatë natës pa ndihmën tuaj apo të lidhjeve të ndryshme. Ky është një mësim i mirë dhe një kontribut që do të bëni ju mbi gjumin e fëmijës dhe jo diçka e keqe. Studimet kanë treguar se jo vetëm që fëmijët nuk e kalojnë dot të vetëm këtë problem, por se ata të cilët kanë këto probleme i vazhdojnë ato derisa të shkojnë 3 vjeç dhe një tjetër studim thotë deri në 5 vjet.

Çfarë mund të bëj?

T’i mësoni fëmijës se si të flejë dhe të qëndrojë në gjumë në mënyrë të pavarur, është gjëja më e mirë që mund të bëni për të. Për të mos përmendur dhe gjumin shtesë që do të përfitoni edhe ju nga kjo. Një trajnim gjumi mund të heqi përfundimisht gjithë zakonet e këqija që ka zhvilluar fëmija juaj gjatë kësaj kohe.

Një trajnim gjumi nuk është i lehtë dhe duket i mundimshëm për prindërit. Shumë prej tyre heqin dorë sepse nuk dinë mënyrën e duhur për t’iu përgjigjur zgjimeve natën të fëmijës. Ata nuk dinë kur ta ushqejnë dhe kur jo fëmijën. Si të pushojnë të qarat dhe se si t’i ndihmojnë fëmijët të kthehen në gjumë në mes të natës. Çdo gjë bëhet konfuze, rraskapitëse dhe prindërit heqin dorë dhe përballojnë zgjimet çdo natë në vazhdim. Problemi qëndron se 3-5 vite janë shumë për të përballuar një situatë të tillë.

Nëse jeni të paqartë mbi trajnimin e gjumit, unë mund t’iu ndihmojë përgjatë gjithë proçesit. Të pasurit e një plani hap pas hapi dhe të një konsulente gjumi e cila do t’iu drejtojë gjithë kohën e do t’iu përgjigjet të gjithë pyetjeve tuaja është një zgjedhje e mirë për të patur një proçes sa më të suksesshëm me fëmijën tuaj.

Nëse ju jeni e sigurtë se bebi juaj nuk vuan nga asnje gjendje shëndetësore atëherë probabiliteti më i madh është që bebi juaj ka nisur veset e këqija të gjumit. Mënyra më e mirë për t’i adresuar ato është t’i mësoni bebes tuaj si duhet të flejë në mënyrë të pavarur pa u ndikuar nga ndihmesa juaj në rikthimin e gjumit të natës apo dremitjeve të ditës.

Trajnimet e Gjumit për beba ndër vite kan rezultuar si metoda më efektive që t’i mësoni fëmijës tuaj aftësinë e të fjeturit në mënyrë të pavarur. Për më tepër informacione se si ndikon gjumi tek fëmijët klikoni këtu. Për informacione mbi trajnimet e gjumit klikonikëtu.ticiana kushi CBE

Untitled