Më poshtë do të gjeni një recetë plot shije dhe vlera ushqyese për bebat tuaj.

Përbërësit:

  • 1 lugë vaj vegjetal
  • 1 gjoks i vogël pule pa lëkurë (65g)
  • Lëng perimesh ose ujë
  • 60g rrepë suedeze
  • 1 karotë e madhe (90g)
  • 160g patate
  • 130g pastinak
  • 30g brokoli
  • 1lugë çaji majdanoz i freskët, i copëtuar imët

Pregatitja:

  1. Copëtoni pulën e pastaj skuqeni në vaj derisa të bëhet në ngjyrë kafe. Vendosni në valë 250ml ujë ose lëng perimesh. Qeroni rrepën suedeze, karrotat, patatet dhe pastinakun, pastaj pritini në zare nga 2cm. Shtoni pulën së bashku me lëngun. Mbulojini dhe ziejini për 20 minuta.
  2. Shtoni brokolin, dhe lërini të ziejnë edhe për 5 minuta.
  3. Përdorni një blender për të formuar një pure të butë. Hidhni majdanozin dhe përziejini mirë. Shërbejeni të ngrohtë ose në temperaturën e dhomës.

Të dhëna mbi rcetetën:

5_vegetables_and_chicken_casserole_600x440Mosha: Për beba 6 deri në 12 muajsh

Pa gluten

Asnjë përbërës veze i shtuar

Vakt kryesor

Përmban: Mish pule dhe perime.