Supë me presh e perime për beba.

PeaSoup

Përbërësit:

  • 1 karotë e vogël (60g)
  • 35g patate të reja
  • 1 lugë vaj vegjetal
  • 1 domate e vogël pa lëkurë, e copëtuar
  • 1 presh/pras i ndarë në kuba/copa
  • 1 lugë gjelle qepë e copëtuar
  • 1 majë majdanoz i freskët
  • lëng mishi dhe mish viçi nëse dëshironi

Pregatitja:

  1. Qeroni karrotat, qepën, preshin/prasin dhe patatet dhe pritini në kube të vogla.
  2. Në një tenxhere shtoni domatet, perimet më lartë dhe një lugë vaj ulliri/ Shtoni aq lëng mishi sa të mbulohen perimet.
  3. Mbulojeni me kapak tenxheren dhe lërini perimet të ziejnë për 30-45 minuta ose derisa perimet janë me të vërtetë të buta dhe lëngu të trashet.
  4. Shtoni majdanozin e freskët dhe lëreni ashtu të mbuluar në ngrohtësinë e saj tenxheren pa e zierë më.
  5. Përdorni një blender për të përzierë gjithë përgatitjen dhe për të formuar një pure të butë. Shërbejeni të ngrohtë ose në temperaturën e dhomës.

Të dhëna mbi recetën:

Mosha: mbi 7 muajsh

Vakt kryesor

Përmban: Perime dhe mish viçi