Përbërësit:

  • 1patate mesatare
  • 1 karotë e vogël (60g)
  • 1 grusht bizele (90g)
  • spinaq 1-2 grushta
  • 1 qepë e njomë
  • 3 domatë pomodorini ose gjysmë domate normale pa lëkurë
  • 65g mish viçi i freskët

Pregatitja:

  1. Në një tenxhere hidhni bizelet dhe mishin dhe lërini të ziejnë rreth 30 minuta të mbuluar me kapak ose për 10-15 min nëse keni tenxhere me presion.
  2. Shtoni karotat, patatet, qepën, domatet dhe lërini të ziejnë për 20 minuta.
  3. Pastaj shtoni spinaqin dhe lërini të ziejnë për 10 minuta.
  4. Hiqeni tenxheren nga zjarri, lëreni të ftohet dhe me një blender supën bëjeni një pure të butë aq sa bebi juaj e ka dëshirë.

Të dhëna mbi recetën:

Stage-1-baby-Food2Mosha: Për beba mbi 8 muajsh

Pa gluten

Asnjë Përbërës i Shtuar Veze

Vakt kryesor

Përmban: Mish viçi dhe perime