Si të kuptoni nëse fëmija është gati të heqë pelenën përfundimisht.

9246

Si të kuptoni nëse fëmija është gati të heqë pelenën përfundimisht.

toddler-soft-seat-768

Trajnimi për heqjen e pelenës është një hap i madh për fëmijët dhe prindërit gjithashtu. Sekreti i suksesit? Koha dhe durimi.

 

A është koha e duhur?

Suksesi për një trajnim të bebit në WC varet nga gadishmëria fizike dhe emocionale e tij, dhe jo nga një moshë specifike. Shumë fëmijë tregojnë interes për trajnimin në moshën 2 vjeç, por të tjerët mund të mos jenë gati deri në moshën 2 vjeç e gjysëm ose edhe më të mëdhenj – dhe nuk keni përse i nxitoni. Nëse ju filloni trajnimin për heqjen e pelenës shumë herët, ajo mund të marrë më shumë kohë për t’iu mësuar fëmijës tuaj.

 

A është gati fëmija juaj? Bëjini vetes këto pyetje:

 

  • A duket fëmija juaj i interesuar për t’u ulur në uturak apo tualet, ose për të veshur të brendshme?
  • A mundet fëmija juaj të kuptojë atë çka ju i thoni dhe të ndjekë udhëzimet elementare që ju i jepni?
  • A ju tregon fëmija juaj përmes fjalëve, shprehjeve të fytyrës apo sjelljeve, kur ai ose ajo ka nevojë për të shkuar në tualet?
  • A qëndron fëmija juaj i thatë për periudha prej dy orësh ose më shumë gjatë ditës?
  • A ankohet fëmija juaj në lidhje me pelenat e lagështa apo të pista?
  • A mundet fëmija juaj të ulë poshtë pantallonat e tij ose të saj dhe t’i tërheqë ato përsëri?
  • A është i aftë fëmija juaj të ulet dhe të ngrihet nga një uturak i vetëm?
  • Nëse u jeni përgjigjur kryesisht po këtyre pyetjeve, atëherë fëmija juaj mund të jetë i gatshëm për të filluar trajnimin e heqjes së pelenës. Nëse jeni përgjigjur kryesisht me jo, ju mund të dëshironi të prisni pak kohë – veçanërisht nëse fëmija juaj është përballur ose është gati të përballet kohët e fundit me një ndryshim të madh, i tillë si: një ndërrim shtëpie apo ardhja e një vëllai të ri. Një fëmijë që kundërshton trajnimin e tualetit sot mund ta pranojë atë pa probleme pas disa muajsh.