Si ta bëni fëmijën tuaj të flejë në krevat. Ja 10 rekomandime të vlefshme.

p.1

Transferimi në një krevat mund të jetë shumë frustuese për ju dhe bebin tuaj. Fëmija jo vetëm që do të flejë në dhomën e tij por, do të flejë edhe në një hapësirë të madhe, të hapur dhe të themi të vërtetën jo shumë të rehatshmë për të (pasi ai ishte mësuar të flinte pranë jush deri më tani). Juve tanimë, mund të keni provuar ta vendosni bebin në krevat, por jam e sigurt se ai ka filluar të qajë sapo është vendosur aty. Po sikur t’iu them se ka mënyra të ndryshme se si duhet ta zhvilloni transferimin e bebit për gjumë në krevatin e tij? Më poshtë do t’iu tregoj disa nga sekretet e mia më të mira se si ta realizoni me sukses këtë tranzicion.

10 rekomandimet më të mira për tranzicionin në krevat të fëmijës.

  • Blini batanije të holla për të mbështjellë bebin.

p.2

Kjo është një hile e vogël që ma ka treguar një infermiere në pediatrinë amerikane. Mbështjellja e bebit me një çarçaf apo batanije të hollë është ajo që bëjnë infermieret direkt pasi ka lindur bebi. Kjo mbështjellje i jep foshnjave sigurinë se ndodhen akoma në barkun e nënës. Është shumë e përshtatshme si metodë për bebat që janë vërtet të vegjël, e që kanë nevojë të flenë në krevatin e tyre përveç se në krahët e nënës për javët e para të jetës. Kjo është një mënyrë shumë efikase edhe për ata beba që nuk mund të flenë dot pa u mbështjellë. Kujdesuni që batanija mos të kalojë mbi fytyrën e fëmijës pasi mund të rrezikoni që ai të mos marrë oksigjen mjaftueshëm. Kjo zgjidhje vlen edhe për ata beba të cilët janë shumë të lëvizur.

  • Lartësia e nivelit të krevatit.

p.3

Edhe këtë sekret e kam mësuar nga një infermiere e një spitali amerikan. Të gjithë krevatat apo dyshekët e krevatave të bebave janë paksa të ngritur dhe kjo me të vërtetë që i ndihmon bebat për të fjetur më mirë. Thjeshtë po të mendoni, edhe në barkun e nënës bebat nuk kanë fjetur të shtrirë drejt, kështu që të pakta janë mundësitë që ajo ta bëjë këtë pasi të dalë nga barku i nënës. Për t’iu ndihmuar mund të vendosni një send poshtë krevatit apo koshit të bebes në mënyrë që të ngrini sadopak nivelin e kokës së fëmijës. Ky marifet përdoret shumë për foshnjat e sapolindura ose edhe për bebat më të mëdhenj që transferohen për herë të parë në krevatat e tyre. Ndonjëherë qoftë dhe një ngritje e vogël e nivelit të dyshekut mund të bëjë diferencën.

  • Një shishe e ngrohtë uji.

p.4

Kjo është një mënyrë shumë e mirë për ta bërë bebin tuaj të flejë në krevat. Mbushni një shishe me ujë të ngrohtë dhe vendoseni në krevatin e bebit tuaj ku ai do të flejë. Pastaj hiqeni sapo të keni vendosur fëmijën në krevat. Kjo do ta bëjë krevatin të jetë i ngrohtë dhe i rehatshëm për bebin duke e bërë të flejë më mirë se sa të shtrihej në çarçafë të ftohtë.

  • Një arush.

p.5

Arushi ndryshe njihet si një objekt që i jep siguri bebit kur transferohet në krevatin e tij. Të pasurit e një arushi me të cilin mund të ledhatohet është shumë e rëndësishme për ta ndihmuar bebin tuaj të ndihet i sigurtë dhe të krijojë një marrëdhënie të mirë gjumi. Por nuk është e thënë që të jetë vetëm një arush; mund të jetë një bluzë e juaja, një nape, një pecetë apo çfarëdolloj sendi tjetër mjafton të mos jetë shumë i madh, me të cilin bebi mund të ngatërrohet natën nëse kthehet në pozicione të ndryshme e kjo t’i krijojë problem me frymëmarrjen. Praktikisht është gjithçka që fëmijën tuaj e bën të ndihet mirë.

  • Thasët e gjumit.

p.6

Thasët apo çantat e gjumit janë një ndihmë e madhe gjatë kohës së transferimit në një krevat. Ato ndihmojnë për të larguar ndjenjën e të qënit vetëm në një hapësirë të madhe të bebit, çka është në të shumtat e rasteve arsyeja pse bebat e urrejnë krevatin e tyre. Sa më të ngushta e pa shumë hapësirë të jenë këto thasë gjumi aq më mirë, sepse japin ndjesinë e mbështjelljes tek fëmija. Materiali i butë i këtyre thasëve ndihmon gjithashtu në vetë-qetësimin e fëmijës.

  • Pajisjet që lëshojnë zhurma të bardha (White Noise).

p.7

Zhurmat e bardha mund të “shpëtojnë” jetë. Nuk e di specifikisht se çfarë janë por zhurma e tyre shpërqendruese mund ta qetësojë me të vërtetë një fëmijë. Merni një pajisje që lëshon zhurmë të bardha dhe bebi juaj do ta shijojë atë në maksimum. Disa shembuj të pajisjeve që lëshojnë këto lloj zhurmash janë; fshesa e korrentit, tharësja e flokëve, zhurmat në barkun e nënës, uji që rrjedh, aspiratori i kuzhinës e shumë objekte të tjera.

  • Praktikoni kohë në krevatin e fëmijës.

p.8

Është shumë e rëndësishme që ju t’i jepni pak kohë fëmijës tuaj për të shpenzuar kohë në krevat gjatë ditës. Gjatë fazës së parë të transferimit, pajisjet që varen në krevatat e bebave me arusha dhe muzikë janë një shpërqendrim i mirë për bebet kur t’i vendosni ata në krevat. Kjo praktikë duhet të bëhet kur i vogli juaj është i gëzuar dhe zgjuar, që të krijojë një ndjesi të bukur qëndrimi aty. Shtriheni fëmijën dhe lejojeni të eksplorojë. Sa më shumë praktikë që ai të bëjë në krevat aq më shumë do ta dojë atë dhe nuk i dihet edhe mund t’iu surprizojë e ta zërë vetë gjumi atje.

  • Teshat e “duhura” për krevatin.

p.9

Besojeni ose jo por disa beba mund të jenë vërtetë të zgjedhur përsa i përket kësaj pjese. Dhe a e dinit se disa lloj teshash për krevatin mund të nxitin me të vërtetë vetë-qetësismin? Përbërja e tyre e butë dhe e veçantë i bën bebat të ndjehen shumë rehat. Psh; Carter’s Velour Sheets janë të mahnitshme. Kjo kompani duhet ta mëndojë mirë të prodhojë si këto çarçafë edhe për ne të rriturit.

  • Temperatura e “duhur” në dhomë.

p.10

Edhe temperatura në dhomën e bebit është një faktor shumë kryesor për kontribuimin e një gjumi të rehatshëm e të qetë. Nëse bebi juaj zgjohet me duar dhe këmbë të ftohta, kjo mund të jetë arsyeja pse ai mund të zgjohet gjatë natës kur dhe temperaturat jashtë bien në orët e mëngjesit. Duke qënë se termostati i gjithkujt është i ndryshëm unë nuk mund t’iu rekomandojë një temperaturë fikse, por 18-20 gradë celcius në dimër është e përshtatshmë për dhomën e bebit dhe në verë 22-26 gradë celcius. Por gjithsecili duhet të shohë si ndihet më mirë me atë temperaturë. Nëse ju do të visheni me një palë pizhama të gjata dhe një batanije kur të flini, fëmija juaj duhet të vishet me një body me krahë të gjata, një palë pizhama të gjata dhe me një thes gjumi për të fjetur sa më rehatshëm pasi batanijet dhe jorganët e ndryshëm nuk janë të këshillueshëm për fëmijët të paktën deri në 2 vjeç, sepse rrezikojnë të mbulojnë fytyrën e bebit nga lëvizja dhe t’i heqin atij oksigjenin duke rezultuar në një pasojë fatale për bebin.

  • Mësojeni fëmijën të vetë-qetësohet.

p.11

Kjo është diçka e madhe. Nëse ju i keni provuar të gjitha rekomandimet dhe hiletë dhe fëmija juaj prapë nuk po fle përgjatë natës, atëherë shancet janë të mëdha që ai të ketë nevojë të mësojë veten se si të qetësohet pa ndihmën tuaj apo të një objekti. Hidhini një sy asaj që ekspertja amerikane e gjumit Jodi Mindell thotë rreth transferimit në krevat dhe vetë-qetësimit.

Jodi Mindell

American Pediatric Sleep Expert.

“Prindërit që kanë një fëmijë me gjumë të pakët zakonisht më tregojnë se bebi i tyre e urren krevatin. Por, zakonisht, është e paqartë nëse një foshnje e urren me të vërtetë krevatin e tij apo se thjesht ai nuk do të flejë në mënyrë të pavarur. Për disa fëmijë, të vendosurit në një krevat nënkupton një ndryshim në atë se si ata do të flenë gjumë. Për shembull; nëse një bebe bie në gjumë duke pirë gji ose duke u tundur, të vendosurit në një krevat për të do të thotë se nuk do të ketë më tundje apo ushqim. Ky është edhe burimi i zemërimit të fëmijës. Përpara se të bëni një ndryshim drastik mbi vendin e gjumit, punoni me fëmijën tuaj në mënyrë që t’ia bëni atij vendin e gjumit të dashur dhe një vend të gëzuar. Gjatë ditës mund të vendosni disa nga lodrat e tij të preferuara në krevat dhe të luani të dy. Vendosjani në vende të ndryshme ku ai të zvarritet për t’i kapur ato dhe kështu do të fillojë ta lidhë krevatin me një vend ku ai zbavitet dhe gëzohet. Gjithashtu juve do t’iu duhet të punoni edhe në fushën e zhvillimit të disa zakoneve apo veseve të mira të gjumit. Sigurohuni që fëmija të bjerë në gjumë i pavarur dhe të mos ketë nëvojën e diçkaje për ta ndihmuar atë të flejë siç është; të dhënit gji apo lëkundja.”

Zgjidhni një plan gjumi të detajuar vetëm mbi fëmijën tuaj.

Ne mund të punojmë së bashku në transferimin e fëmijës në një krevat, ta mësojmë atë se si të vetë-qetësohet dhe më në fund të mundet të flejë i qetë gjatë gjithë natës. Për paketat e gjumit që iu përshtatet familjes dhe fëmijës suaj shikoni kategorinë Konsulenca Gjumi”.

 

ticiana-kushi-cbecertifikimet