Si mund ta ruani qumështin tuaj të gjirit pasi e shtrydhni/pomponi?

0
7979

 

Qumështi i nënës është një substancë e çmuar e gjallë të cilën mua më pëlqen ta quaj “gjaku i bardhë”. Është e rëndësishmë të gjeni mënyrën e duhur për të ruajtur qumështin që mund të keni pompuar nga gjiri në të tillë gjëndje që ai të ruajë të gjitha vetitë ushqyese dhe anti-infektive që ka.breast-milk-2244x1501

Qumështi i njeriut gjithashtu ka veti anti-bakteriale të cilat e ndihmojnë që të qëndrojë i freksët. T’i jepni bebit qumështin më të freskët që keni pompuar ju bën të jeni të sigurtë për freskinë dhe cilësinë e tij.

image 029

Ky informacion është bazuar në studimet e fundit dhe aplikohet për nënat që:

  • Kanë beba të shëndetshëm dhe të lindur në term (jo para kohe).
  • Janë duke mbledhur qumështin për përdorim në shtëpi.(kundrejt atij për përdorim në spital)
  • Lajnë duart përpara se të shtrydhin qumështin.
  • Përdorin enë të cilat janë larë më parë në ujë të nxehtë, me sapun dhe janë shpëlarë mirë apo janë sterilizuar me pajisje specifike për këtë punë.

P8220016

Udhëzime për ruajtjen e qumështit.

Qumështi i ruajtur duhet të ketë një datë shënim përpara se ta ruani. Këshillohet ta ruani në sasinë 60-120 ml për të reduktuar humbjet. Qumështi i mbajtur në frigorifer përmban më shumë veti anti-infektive se qumështi i ngrirë. Nëse do të doni t’i shtoni tjetër qumësht atij që keni ngrirë, qumështin që keni shtrydhur duhet ta keni në temperaturë frigoriferi dhe jo direkt nga temperatura e trupit tuaj. Mundësisht, qumështi i nënës duhet të vendoset në frigorifer ose në ngrirje menjëherë pasi është shtrydhur nga nëna.

Bottles of breast milk in refrigerator

Udhëzimet e pranueshme për ruajtjen e qumështit të njeriut janë si më poshtë.

Tabela - Si ta ruani qumështin e gjirit pasi e _ - http___botaebebave.com_si-mund-ta-r

* Preferohet që qumështi pasi është shtrydhur të vendoset direkt në frigorifer.
** Pranohet deri në 8 ditë nëse mblidhet në mënyrë shumë të pastër e të kujdesshme.