Shtatzënë me binjakë? Si duket kur ushqeheni për tre?

2572
476202428

Shtatzënë me binjakë? Si duket kur ushqeheni për tre?

Mos u ushqeni keq kur jeni shtatzënë me dy binjakë. Ja çfarë ndryshimesh duhet të bëni, dhe pse!

Është emocionuese kur mësoni se jeni shtatzënë me binjakë. Por kur vjen puna tek ushqimi,mund të ndjeheni të hutuar plotësisht duke menduar për çfarë ndryshimesh mund  të bëni. Çfarë ju hani gjatë kësaj kohe mund të ndikojë në shëndetin e të vegjëlve tuaj. Ju  jeni të emocionuar,të lodhur dhe ndoshta pak të çorientuar,kështu që ne do të bazohemi në gjëra të thjeshta. Konsiderojeni këtë si hapin fillestar në ushqyerjen gjatë shtazënisë me binjakë.

Shpesh keni dëgjuar se kur jeni shtatzënë, ju do të duhet për të hani për dy. Po, nëse  jeni shtatzënë me binjakë? A do të thotë kjo që duhet të hani për tre?

Ju keni nevojë për më shumë kalori kur jeni shtatzënë; madje edhe më shumë kur keni binjakë.Në fakt, nuk është e nevojshme të trefishoni sasinë e marrë të kalorive. Ju keni nevojë për rreth 400-600 kalori, në krahasim me 340-450 kalori të nevojshme për një shtatzëni me një bebe.

Por ju duhet të shikoni për cilësinë, jo sasinë e  kalorive shtesë.Ju mund të shtoni kaloritë gjatë ditës, duke shtuar një mini-vakt në qoftë se vini re se ju jeni të uritur.

Shto vitaminat dhe mineralet e duhura.

Përveç  energjisë shtesë nga kaloritë, gratë shtatzëna me binjakë do të kenë gjithashtu nevojë në rritje për përbërës të caktuar, duke përfshirë zinkun (i cili gjendet tek fasulet, arrat, fara, mishi i viçit, pula, qumështi, drithërat), bakri (gjendet tek arra, farat, dhe bishtajoret), vitamina B6 (gjendet tek drithërat, fasulet, arrat, bananja,mishi i viçit, pula, mish derri dhe peshk) dhe vitamina C (gjendet në fruta agrume, papaja, speca, ushqime të fortifikuara me vitaminë C). Ju mund të drejtoheni edhe tek një dietolog.

Qëndroni të hidratuar

Përveç ushqimit,duhet të qëndroni të hidratuar në mënyrë adekuate. Shpeshherë mund të harroni të merrni sasinë e mjaftueshme të ujit, por dehidratimi mund t’ju vendosë ju dhe fëmijët tuaj në rrezik. Filloni pini 10 gota lëngje çdo ditë.Shtoni pak sasinë nëse është nxehtë, ose nëse djersisni më shumë se zakonisht, dhe konsumoni shumë fruta dhe perime. Pyeteni dietologun tuaj që t’ju përcaktojë sasitë e duhura sipas nevojave personale.

Mos u stresoni!

Këshilla më e mirë? Mos u stresoni! Fokusohuni në shumëllojshmërinë e ushqimeve si: drithërat, perimet, frutat,fasulet, arrat,farat dhe qumështi.Konsumoni ujë gjatë gjithë ditës,merrni vitaminat tuaja prenatale. Pushoni sa më shumë të jetë e mundur, dhe ushqeni trupin dhe mendjen tuaj ,ndërkohë që bëheni gati për të qenë nëna e dy binjakëve.