Shenjat e urisë tek bebat.

4003

Shenjat e urisë tek bebat.

ciopickup

Më poshtë po ju japim disa sugjerime për të kuptuar kohën kur bebi juaj është i urritur dhe shenjat që e tregojnë këtë.

Të gjitha foshnjat janë të ndryshme, dhe të gjithë kanë mënyra të ndryshme për t’i lënë nënat e tyre të kuptojnë se ata janë të uritur. Me kalimin e kohës ju dhe fëmija juaj do të njihni më mirë njëri-tjetrin, dhe ju do të dalloni në kohë sinjalet unike tw fëmijës suaj përsa i përket urisë.

Shenjat e vona të urisë:

  • E qara
  • Lëvizjet e shqetësuar të trupit.
  • Ngjyra e trupit kthehet në të kuqe.

Shenjat e hershme të urisë:

  • Lëvizjet e gojës, buzëve ose gjuhës:
  • Imitimi i pirjes së gjirit me buzë.
  • Hapja dhe mbyllja e gojës.
  • Nxjerrja jashtë e gjuhës.
  • Rrudhosja e buzëve.
  • Kërkimi për gjirin:
  • Foshnja lëviz kokën e tij/saj nga njëra anë në tjetrën, sikur është duke kërkuar për diçka.
  • Nëse ju prekni anën e kokës sw fëmijës tuaj, dhe ai/ajo kthehet nga ajo anë, duke kërkuar për diçka që të thithë, atëherë ju do të kuptoni se fëmija juaj është i uritur.
  • Refleksi i dorës tek goja:

Kjo është kur fëmija juaj vendos duart e tij në gojën, dhe i thith ato. Fëmija juaj mund të thithë edhe gjëra të tjera të tilla si; lodra ose veshje.

  • Lëvizja e shpejtë e syve ndërsa bebi është në gjumë:

Kjo është një mundësi e mirë për të ushqyer një të porsalindur të fjetur, në qoftë se ju e dini se ai nuk është ushqyer për një kohë të gjatë.