Sëmundja e refluksit gastroezofageal tek bebat.

1 (37)Çfarë është: GER që është më i rëndë është quajtur ndryshe GERD (sëmundja e refluksit gastroezofageal). Mjeku mund të diagnostikojë foshnjën me GERD nëse të vjellat e fëmijës juaj shpesh i shkaktojnë atij dhimbje apo probleme shëndetësore. “Rreth një e treta e foshnjave kanë GER”, thotë Wu. “Dhe një e treta e atyre kanë GERD.”

Pse kjo është problematike: Refluksi është problematik ashtu si dhe të vjellat e bebes. Vetëm disa fëmijë ndodh ta përjetojnë atë më keq apo më rëndë. Si muskujt e foshnjës do të bëhen më të fortë, kjo do të ndodhë gjithnjë e më pak, por tani për tani, kjo gjendje me të vërtetë mund të lëndojnë beben tuaj.

Si ta kuptoni atë: Fëmijët me sëmundjen e refluksit janë në dhimbje të tmerrshme, kështu që ata kanë tendencë të qajnë shumë, gjatë ose pas ushqyerjes, ose ata kanë simptoma të dukshme të tilla si: kollitja, gulçimet, apo mbytje. “Prindërit zakonisht janë mjaft të aftë të kuptojnë se diçka nuk po shkon”, thotë Wu. Pra, besojini instinkteve tuaja dhe dërgojeni fëmijën tek mjeku nëse dyshoni se problem i tij mund të jetë GERD.

Si mund ta ndihmoj fëmijën: Gromësimat e shpeshta dhe mbajtja e kokës së foshnjes ngritur pas të ushqyerit mund të ndihmojë në qetësimin e siptomave. Nëse foshnja juaj nuk lëviz shumë në gjumë, provoni të vendosni një libër ose jastëk nën dyshekun e tij në mënyrë që koka e bebes të ngrihet në një kënd rreth 30-gradë. Pediatri i foshnjës mund ta vendosi fëmijën nën trajtimin me mjekim H2 blocker (si Zantac në formë të lëngshme për foshnjat, në dispozicion me recetë) për të ulur aciditetin në stomak në mënyrë që foshnja të irritohet më pak nga e vjella që nxjerr. Nëse fëmija juaj kthehet në ngjyrë blu apo ka probleme me frymëmarrjen, dërgojeni atë menjëherë në spital.