Semolina me fruta.

0
3672

Pudinget kremoze janë një mënyrë e mirë për të rritur konsumin e kalciumit në dietën e bebit tuaj, kështu që provoni këtë recetë, mbushur plot shije frutash të shëndetshme për beben tuaj dhe shëndeti i tij do t’iu falenderojë.

Përbërësit:

  • 25g bollgur
  • 250ml qumësht lope i pasterizuar
  • 75g luleshtrydhe
  • ½ banane

Pregatitja:

  1. Grijini luleshtrydhet dhe bananen së bashku për një qëndrueshmëri të butë dhe lërini mënjanë.
  2. Vendoseni bollgurin në një tigan dhe gradualisht trazojeni në qumështin mbi një sobë me nxehtësi mesatare. Trazojeni vazhdimisht derisa përbërja të valojë.
  3. Uleni nxehtësinë dhe ziejeni përbërjen për rreth 5 minuta, dhe trazojeni derisa bollguri të jetë i trashë dhe i butë.
  4. Hiqeni tiganin nga të nxehtit dhe kalojeni qullin në frulues/grirëse pasi të jetë ftohur, e më pas mund ta shërbeni të ftohtë për bebin tuaj.

Të dhëna mbi recetën.

Për beba 7 deri në 9 muajsh.

Vegjetariane.

Përmban Fruta.