Ju mund të zëvendësoni lëngun e pjeshkës me qumështin e zakonshëm të foshnjës për të bërë një ëmbëlsirë kremoze apo një mëngjes të shijshëm.

Përbërësit:

  • 1 mollë e vogël gatimi, e qëruar, dhe e copëtuar
  • 1 dardhë e vogël, e qëruar, dhe e copëtuar
  • 1 banane e vogël, e qëruar, dhe e copëtuar
  • 1 kavanoz i vogël pjeshke në lëng, i copëtuar dhe drenazhuar (mbaje lëngun për përzierjen)

Pregatitja:

  1. Zieni në avull mollën dhe dardhën derisa ato të zbuten.
  2. Përzieni së bashku të gjitha frutat dhe bëjini pure në një blender me pak nga lëngu i pjeshkës derisa ju të arrini një qëndrueshmëri të butë (i lëngshëm për ushqimet e para, pure e trashë për më vonë kur t’i hiqni gjirin bebit tuaj).

Të dhëna mbi recetën:

Fruit_salad_600x440

Mosha: 4 deri në 6 muajsh

Pa gluten

Vegjetarian

Nuk ka përbërës të shtuar të qumështit

Nuk ka përbërës të shtuar të vezës

Mëngjes

Ëmbëlsirë

Snack

Përmban: Fruta