Girl drinking glass of milk

Sipas Akademisë Amerikane të Pediatrisë (AAP), shumica e fëmijëve do të marrin mjaftueshëm kalcium dhe vitaminë D nëse do të pijnë 473 deri në 590 ml (2 deri në 2 1/2 gota) të qumështit të lopës në ditë. Ofrojini një 1-vjeçari qumësht lope të freskët (vetëm nëse ata nuk janë në rrezik të lartë për obezitet).

Mos i ofroni më shumë se 3 gota qumësht në ditë pasi fëmija juaj mund të mos ketë vend për ushqimet e tjera për të cilat ata kanë nevojë në dietën e tyre. Nëse fëmija juaj është ende i etur, ofrojini ujë.

A mund t’i jap fëmijës tim qumësht pa ose me yndyrë të reduktuar?

Në shumicën e rasteve, akoma jo. AAP rekomandon qumësht normal për 1-vjeçarë. Fëmijët në këtë moshë kanë nevojë për përmbajtjen e lartë të yndyrrës së qumështit për të rruajtur peshën normale të fituar dhe për të ndihmuar trupin të përthithë vitaminat A dhe D. Ndërkohë qumështi pa yndyrrë siguron një përqendrim që është shumë më i lartë në proteina dhe minerale për fëmijët në këtë moshë. Sapo fëmija juaj të mbushë 2 vjeç, ju mund të vendosni për t’i dhënë qumështin me yndyrrë të reduktuar ose qumësht pa yndyrrë për aq kohë sa ai po rritet mirë.

Përjashtime të mundshme: Nëse ju jeni mbipeshë apo obeze, ose nëse keni një histori familjare të obezitetit, kolesterolit të lartë, apo sëmundjeve kardiovaskulare, mjeku i fëmijës suaj mund t’iu rekomandojë që ju t’i jepni fëmijës qumësht me yndyrrë të reduktuar (2 përqind) pas moshës 1 vjeç.