Sa kohë duhet të qëndrojë në gji për të pirë një bebe?

0
11591

Sa kohë duhet të qëndrojë në gji për të pirë një bebe?

4a97b2f97da1e390_bf-main.xxxlarge_2x

Koha se sa minuta një bebe duhet të qëndrojë në gji varet nga ju, nga fëmija juaj dhe nga shumë faktorë të tjerë, të tillë si nëse:

  • furnizimi juaj me qumësht ka ardhur krejtësisht.
  • nëse refleksi juaj i lëshimit (i cili shkakton qumështin të rrjedhë nga lobet tek thitha) është i menjëhershëm apo merr disa minuta përpara se të fillojë të kullojë.
  • nëse rrjedha juaj e qumështit është e ngadalshme ose e shpejtë.
  • nëse ju e keni pozicionuar fëmijën saktë në gjoksin tuaj.
  • nëse fëmija juaj tenton të fillojë menjëherë të pijë ose varet nëse ai pëlqen të hallakatet nga pak.
  • nëse fëmija juaj është i përgjumur ose lehtësisht i shpërqendruar (veçanërisht ndodh tek foshnjat më të rritura.)

Se sa gjatë qëndron një foshnje në gji për të pirë kjo varet gjithashtu dhe nga mosha e tyre. Si bebet rriten, ata bëhen më efikas, dhe mund t’u nevojiten vetëm rreth 5-10 minuta në çdo anë për t’i boshatisur gjinjtë tuaj, ndërsa të sapolindurit mund të ushqehen deri në 20-25 minuta në secilin gji.

Sigurohuni që fëmija juaj është vënë në mënyrë korrekte që nga fillimi në gjirin tuaj në mënyrë që të siguroheni se ai po e merr ushqimin në mënyrën më produktive të mundshme. Është e rëndësishme që fëmija juaj të pijë gji me një gojë të gjerë të hapur dhe të marrë sa më shumë të jetë e mundur nga areola juaj në gojën e tij ose të saj (jo vetëm thithën e dalë të gjirit).

Nëse kohëzgjatja e pirjes së gjirit që bën bebi juaj ju duket më e gjatë ose më e shkurtër sigurohuni ta bisedoni këtë gjë edhe me doktorin e fëmijës tuaj.