Sa herë në ditë duhet të dalë jashtë fëmija im?

0
24229

Sa herë në ditë duhet të dalë jashtë fëmija im?

baby_poop

Ka një varietet të gjerë përsa i përket sjelljeve normale të jashtëqitjes tek bebet. Disa prej tyre dalin jashtë çdo herë pasi hanë ushqim dhe disa të tjerë 1 ose 2 herë në javë. Ajo çka është më e rëndëshishmë është që fe çja e bebit tuaj është e butë dhe normale në ngjyrë. Nëse ajo është e trashë dhe e thatë fëmija juaj mund të jetë kaps dhe ka nevojë për ndihmë për ta nxjerrë atë jashtë.

Foshnjat që ushqehen me gji zakonisht dalin jashtë sa herë që pijnë ( rreth 6-10 herë në ditë) dhe kjo nuk është aspak për t’u shqetësuar. Pasi kalojnë 3-6 javë ato e ulin sasinë e daljes jashtë në më pak se kaq. Përve ç këtij ngadalësimi normal, nuk keni pse të shqetësoheni, nëse bebi juaj nuk ka shqetësime të tjera dhe sillet natyrshëm. Por nëse vëreni një ndryshim të çuditshëm dhe të papritur, apo vini re se ai nuk është rehat dhe është i irrituar atëherë bëni mirë t’i telefononi doktorit tuaj.