A duhet të shqetësohet nëna për rrjedhjen e gjirit gjatë shtatzënisë?

0
3922

A duhet të shqetësohet nëna për rrjedhjen e gjirit gjatë shtatzënisë?

Leaking-Breasts-article-RM_compressed

Gjatë shumë javëve para lindjes së fëmijës tuaj, trupin tuaj normalisht ndryshon për t’u përgatitur për ardhjen e bebit. Kjo përfshin ndryshimet në anatominë tuaj për t’u përgatitur për proçesin e lindjes, si dhe ndryshimet në funksion për t’u përgatitur për ushqyerjen e fëmijës së porsalindur. Gjinjtë tuaj mund të fillojnë të prodhojnë kulloshtër, e cila përmban një sasi më të lartë të proteinave dhe më pak sheqer dhe yndyrë se qumështi i gjirit. Kjo e bën më të lehtë për fëmijën që ai të tresë ushqimin e tij të parë.

Natyra gjithashtu e ka krijuar këtë substancë të jetë e pasur me antitrupa, të cilët do të mbrojnë fëmijën nga marrja e sëmundjeve pas lindjes. Pra, prodhimi i këtij lëngu edhe pse ju akoma nuk e keni lindur bebin tuaj nuk përbën asnjë shqetësim apo rrezik për ju apo për fëmijën. Ju gjithashtu, nuk duhet të bëni asgjë për ta ndaluar këtë lëng të rrjedhë apo ta stimuloni atë të nxjerrë më tepër. Thjesht përdorni një napë të pastër për të pastruar gjirin tuaj dhe asgjë tjetër. Për një informacion më të detajuar se çfarë është kulloshtra klikoni këtu.