Rëndësia e gjidhënies në çastin që lind bebi.

0
10943

Rëndësia e gjidhënies në çastin që lind bebi.

Breast_Feeding_2013__35_

  • Nëse i jepni të porsalindurit mjaftueshëm kohë të pandërprerë lëkurë-në-lëkurë, fëmija juaj mund të lëvizë drejt gjirit tuaj dhe të fillojë të ushqehet pa nevojën e një ndihme.
  • Gjidhënia e parë ndihmon për të stabilizuar sheqernat në gjakun e foshnjës dhe për të mbrojtur organet e brendshme të tij (NCT).
  • Shumica e bebeve do të ushqehen dhe do ta kapin më mirë gjirin në këtë kohë se sa në ditët e ardhshme. Pra përfitoni nga kjo. “Instinkti i një të porsalinduri që ka lindur në term dhe është i shëndetshëm pikun e tij për të kapur mirë gjirin e ka rreth 20 – 30 minuta pas lindjes, nëse ai nuk është i përgjumur nga ilaçet apo anestezia që i është dhënë nënës gjatë lindjes” (La Leche League). Gjidhënia në sallën e lindjes apo dhomën e rimëkëmbjes pas një prerje çezariane hedh bazat e forta hormonale për furnizimin me qumësht të mirë në të ardhmen.
  • Nëse ju keni humbje më të madhe gjaku nga sa është pritshmëria gjatë lindjes apo nëse një pjesë e plaçentës ka mbetur brenda mitrës tuaj pas lindjes, kjo mund të çojë në probleme të furnizimit me qumësht.
  • Sigurohuni që mamitë të mos i japin formulë bebes suaj nëse nuk është e domosdoshme dhe jo pa miratimin tuaj.
  • Fëmija juaj do të peshohet pas lindjes së tij.
  • Ushqyerjet e para me gji të fëmijës suaj janë më tepër në lidhje me cilësinë dhe jo me sasinë. Në këtë moment, dhe për ditët e para pas lindjes, gjinjtë tuaj janë duke prodhuar sasi të vogla të kulloshtrës (rreth 3-4 lugë çaji në ditë). Kulloshtra është një sekrecion i përqendruar, qartësisht e verdhë, e cila është e lartë me proteina, yndyra të tretshme, vitamina dhe minerale, si dhe me shumë antitrupa që mbrojnë fëmijën tuaj nga sëmundjet bakteriale dhe virale.
  • Për shkak se të porsalindurit nuk dinë ende se si të ushqehen me gji në mënyrë efikase, ata ndonjëherë pijnë gji për pesëmbëdhjetë apo njëzet minuta.
  • Duke qënë se goja e fëmijës tuaj është aq e vogël në këtë moshë, ju mund të keni nevojë për të shtrydhur gjoksin tuaj (mendoni sikur jeni duke mbajtur një sanduiç në dorë), në mënyrë që fëmija juaj të mund të futet në gji dhe të bëjë një thithje më të lehtë. Pasi fëmija juaj të jetë vendosur mirë në gji, ju mund ta hiqni dorën nga kapja si sanduiç.
  • I porsalinduri juaj nuk duhet të shkojë për më shumë se tre orë pa pirë gji ditën. Megjithatë ju mund të vëreni se ai është shumë i përgjumur në ditët e para dhe nuk mund të jetë aq i interesuar për t’u ushqyer. Nëse kjo ndodh, juve do t’iu duhet ta zgjoni beben. Zhvisheni atë dhe krijoni kontaktin lëkurë me lëkurë, sepse do t’iu ndihmojë ta zgjoni beben dhe ta inkurajoni për t’u ushqyer.
  • Kur ju nisni të ushqyerin, hormoni oksitocin do të ndihmojë mitrën tuaj të rimarrë tonifikimin e saj pas lindjes. Ky proçes gjithashtu mbron kundër gjakderdhjes së tepërt kur ju ndërkohë shëroheni nga lindja. Nënat mund të ndiejnë si dhimbje menstruale, ndërkohë që mitra e tyre fillon të zvogëlohet.