Disa artikuj gjumi janë një ndihmë shumë e madhe për fëmijën tuaj në mënyrë që ai të realizojë një gjumë sa më të qetë dhe të rehatshëm. Më poshtë po rendis disa produkte që mund t’iu vijnë në ndihmë ju dhe fëmijës suaj.1

 

  • Thesi i gjumit.

2

Thasët e gjumit janë një zgjidhje shumë e mirë për të bërë sa më të lehtë trasferimin e bebit nga bota brenda barkut të nënës në botën e panjohur jashtë. Fëmijët janë adhurues të mëdhenj të të qënurit të mbështjellë. Kjo i ndihmon ata gjithashtu në lehtësimin e refleksit befasues që kanë kur flenë gjumë ( kur lëvizin duart si të trembur dhe zgjohen).  Materialet e thasëve të gjumit janë të ndryshme s i ë lloje ashtu edhe në përbërjen e tyre, kështu që zgjidhni atë që ju përshatet më shumë sipas ambientit dhe fëmijës suaj.

  • Kostumet e gjumit.

3

Këto kostume janë një shpikje shumë e mirë për të ndihmuar një fëmijë i cili rritet në moshë dhe duhet të tranferohet nga mbështjellja në një kostum. Këto kostume magjike janë krijuar posaçërisht për ta bërë këtë tranzicion sa më të lehtë dhe që bebi të vazhdojë të ndihet po aq ngrohtë, po aq i sigurtë dhe rehat sa ndihej kur ishte i mbështjellë. Ky lloj kostumi këshillohet të përdoret vetëm kur fëmija fle në krevatin e tij dhe kur qëndron të flejë në kurriz.

  • Mini-krevati i bebes ngjitur me tuajin.

4

Ky krevat nuk bën ndonjë dallim të madh nga krevatat e tjerë të bebeve të cilat zakonisht vendosen në dhomën e prindërve për muajt e parë të jetës së një fëmije. Ata krevatë që janë të hapur nga njëri krahë dhe lidhen me krevatin e prindit janë shumë funksional për nënat që e ushqejnë të voglin me gji gjatë natës. Kështu fëmija do të dëgjojë gjatë gjithë kohës prezencën e nënës aty pranë dhe do të ndihet më i sigurtë dhe më i qetë, duke bërë kështu një gjumë më të rëndë. Kjo është një mënyrë më e sigurtë për jetën e fëmijës suaj se sa ajo që ai të flejë më ju në të njëjtin krevat.

  • Zhurmat e mitrës.

5

Siç e dini të porsalindurit i duan shumë zhurmat që kanë dëgjuar në barkun e nënës. Është diçka e njohur dhe relaxuese për ta. Këto zhurma i ndihmojnë foshnjat të qetësohen dhe të bëjnë lidhjen se tashmë kanë dalë në botën e jashtme. Kur dalin në jetë ata frikësohen dhe e vetmja siguri që gjejnë është kur flejnë mbi kraharorin e nënës pasi janë mësuar ta dëgjojnë zemrën e saj për 9 muaj me rradhë dhe kjo u jep siguri. Për t’ia mundësuar këtë fëmijës suaj ekzistojnë disa aplikacione në telefonat tuaj të cilat, mund t’i shkarkoni dhe t’ia vendosni fëmijës suaj. Imitimi që ato i bëjnë zhurmave të barkut të nënës është e mahnitshme.

  • Krevat pa sfungjera mbrojtës rreth e rrotull.

6

Unë jam një përkrahëse e madhe e fushatës për Sindromin e Vdekjes Foshnjore ndaj dhe ju rekomandoj që të krijoni një krevat sa më të sigurtë për jetën e fëmijës tuaj. Por, gjithashtu dua që fëmija im të jetë edhe i mbrojtur ndaj materialit të krevatit pasi midis hapësirave mund të ndodhë që ai të vendosi një këmbë apo një dorë. Për këtë janë krijuar edhe rrethuese krevatash të cilat janë si një rrjetë, vrimat e të cilave bëjnë që ajri të hyjë lirisht në krevatin e fëmijës tuaj, duke bërë që aty të ketë majftueshëm oksigjen për fëmijën.

  • Teshat ose çarçafët e krevatit.

7.

Edhe këto janë një komponent i rëndëshsihëm. A e dinit se përbërja e teshave është një faktor kryesor pse fëmija juaj mund të mos flejë mirë gjatë natës ose ditës? Kujdesuni që të zgjidhni materialet e duhura të mbulesave të krevat dhe tregoni kujdes që ato të mos jenë të lirshme në krevat, por të jenë sa më të puthitura dhe sa më të tendosura, në mënyrë që të mos ndodhë të bllokojnë frymëmarrjen e bebit në gjumë duke qenë të lirshme.

  • Perde të trasha që pengojnë diellin dhe dritën.

8.

Këto perde janë shumë të mira për të krijuar ambientin e përshatshëm në dhomën e fëmijës suaj nëse doni që ai te flejë gjatë dhe qetë. Po të mendoni as ne të rriturit nuk mund të flemë qetësisht nëse kemi një rreze dielli e cila na bie në sy. Edhe ditën këto do t’ia lehtësojnë shumë fëmijës procesin e të rënit në gjumë pasi do ti krijojë atij idenë se është ora për të fjetur.

  • Paketat mbi konsulencat e gjumit.

9

Edhe ky është një nga investimet më të mira që mund të bëni për të mësuar bebin tuaj se si të vetë-qetësohet, si të flejë në mënyrë të pavarur nga ju apo nga ndonjë lidhje gjumi dhe se si të realizojë deri në 12 orë gjumë në darkë pa u zgjuar natën. Të pasurit të një konsulente gjumi e cila do të hartojë një plan hap pas hapi sipas situatës aktuale të bebit tuaj, do të jetë një mënyrë dhe zgjidhje shumë efikase që bebi juaj të fillojë mënjëherë gjumin që ju dhe familja juaj ka ëndërruar.

Për t’u njohur mbi paketat e ndryshme që ofrohen shkoni në kategorinë “Konsulenca gjumi”.