Reflekset e foshnjave.

0
7419

Bebat janë tmerrësisht të zgjuar që sapo lindin. Në fakt, që nga dita e parë e lindjes ata e dinë se si të kapin një gisht apo të kërkojnë për gjirin, bashkë me shumë reflekse të tjera, të cilat kontrollohen nga mjeku në ditën e parë ose të dytë të jetës së tyre. Këto përfshijnë:

  • Refleksi i Shkakut. (Root Reflex).

rooting-green-jpeg-3001

  • Shkaku: Një prekje e butë në faqen e foshnjes.
  • Përgjigja: Bebi kthehet andej nga vjen prekja, me gojën hapur.
  • Zgjat: Derisa bebi është 3-4 muajsh ( ndonjëherë, bebat vazhdojnë ta bëjnë këtë edhe kur i kalojnë 4 muajsh.)
  • Arsyeja: Ndihmon bebin të gjejë ushqimin.
  • Refleksi i Thithjes. (Suck Reflex).

A beautidul newborn baby girl is laying down on a soft white blanket looking at the camera as she is sucking her thumb.

  • Shkaku: Diçka e tillë si; thithka (e gjirit ose e beberonit), ose gishti i prindit, prekja në qiellzën e gojës së bebes.
  • Pasoja: Bebi thith beberonin/thithkën e dalë.
  • Zgjat: 3-4 muajsh.
  • Arsyeja: Ndihmon bebin të ushqehet.
  • Refleksi i Befasisë/Trembjes.

moro-reflex

  • Shkaku: Zhurmat e larta ( edhe vetë e qara e saj/tij), lëvizjet e paprituraa, ose ndjesia e të rrënit.
  • Pasoja: Bebja qan dhe hap/shtrin këmbët, krahët, dhe gishtat; harkon kurrizin dhe pastaj i tërheq këmbët dhe krahët.
  • Zgjat: Derisa bebi të shkojë 4-6 muajsh.
  • Arsyeja: Tentativa e parë që bën për të mbrojtur veten nga rreziku.
  • Nëse bebi zgjon veten nga Refleksi i Trembjes: Provoni ta mbështillni beben në mënyrë që ta bëni të ndjehet më i sigurtë.
  • Refleksi Babinski.

small premature baby lies in an incubator a grown hand reaches in grasping the foot in caring manner

  • Shaku: Një goditje e lehtë në shputën e këmbës ( nga thëmbra tek gishtat)
  • Pasoja: Këmba kthehet dhe gishtat mblidhen.
  • Zgjat: 6-24 muajsh
  • Arsyeja: Mbase një tentativë për t’u mbrojtur kundrejt rrënies.
  • Refleksi i Ecjes (Hapave).

maxresdefault

  • Shkaku: Mbani bebin ngritur me këmbët e vendosura në një sipërfaqe të sheshtë.
  • Pasoja: Bebi ngre njërën këmbë, pastaj ngre tjetrën sikur të jetë duke ecur.
  • Zgjat: Rreth 2 muaj.
  • Arsyeja: Bebi përgatitet të ecë që muaj përpara se ta bëjë këtë.
  • Refleksi i tonusit të qafës.

Baby (3-6 months) lying on bed

  • Shkaku: Shtrirë në shpinë me kokën e kthyer në një anë
  • Pasoja: krahu në atë anë shtrihet, ndërsa krahu i kundërt përthyhet në bërryl (një pozicion “gardh”)
  • Zgjat: Rreth 6 muajsh ( ndonjëherë nuk shfaqet deri në 2 muajsh ky refleks)
  • Arsyeja: Përgatit bebin për të zhvilluar kapjen në mënyrë të vullnetshme më vonë.
  • Refleksi i kapjes. ( Palmar grasp reflex).

KONICA MINOLTA DIGITAL CAMERA

  • Shkaku: Vendsoja e një lodre apo të shtypësh me gisht pëllëmbën e dorës së bebit.
  • Pasoja: Bebi e mbledh dorën grusht dhe tenton të kap gishtin.
  • Zgjat: 3-4 muajsh.
  • Arsyeja: Përgatit bebin për kapjen në mënyrë të vullnetshmë të gjërave më vonë.
  • Fakt interesant: Mbërthimi i bebit mund të jetë aq i fortë sa të mbështesë të gjithë peshën e trupit të tij.

Ju mund të tentoni t’i provoni këto reflekse në shtëpi, por mos u alarmoni nëse bebi juaj nuk bashkëpunon, pasi mund të mos jeni duke i stimuluar në mënyrë të saktë reflekset, ose bebi juaj mund të jetë shumë i lodhur apo i urritur për t’iu përgjigjur. Nëse keni provuar për disa herë në ditë të ndryshme dhe nuk merni rezultatet e pritura atëherë bëni mirë të konsultoheni me një pediatër.