Sa i rëndësishëm është qumështi i gjirit dhe mënyra e lindjes për shëndetin e të porsalindurit?

0
5969
qumështi i gjirit

Një fëmijë në barkun e nënës është i mbrojtur nga shumica e mikroorganizmave. Por kur se fëmija del në botën e jashtme, ai përshëndetet nga një mori mikpritëse bakteresh. Studiuesit janë duke u përpjekur të zbulojnë se çfarë efekti kanë faktorët si; metoda e lindjes së një fëmije dhe dieta e fillimit në ketë komunitet mikroorganizmash.

“Foshnjat e porsalindura janë sterile”, thotë Juliette, neonatologe dhe pediatre në Madan Dartmouth-Hitchcock Medical Center. “Ata do të ndërveprojnë njëherësh me një bolus mjaft të madh bakteresh në kohën e lindjes dhe për fëmijët të cilët lindin me prerje çezariane, futja e parë e mikrobeve është përmes lëkurës së nënës, lëkurës së njerëzve në dhomën operative, dhe në fund të të gjithë infermiereve, mjekëve dhe familjarëve që i marin foshnjat në duar.”

Mikrobiomat e foshnjave – në thelb mikroorganizmat që mblidhen rreth trupit – kanë një ndikim të madh në shëndetin e tyre të përgjithshëm. Por, foshnjat që janë lindur nga vagina ekspozohen me një grup të veçantë bakteresh që është veçanërisht i mirë për shëndetin e tyre.

“Ata janë ekspozuar ndaj një bolusi të madh mikrobesh vaginale që kanë evoluar me kalimin e kohës për të qenë veçanërisht të shëndetshëm për foshnjat”, thotë Madan. “Foshnjat marrin një bolus shumë të madh me lactobacillus, në veçanti që është shumë i dobishëm tek foshnjat në mënyrë që ata të mund të tresin qumështin e gjirit.”

Dhe kur është fjala për qumësht, qoftë qumësht gjiri ose formulë, Madan thotë se mikrobiomat bëjnë ndryshim edhe këtu.

“Ne ishim pak të befasuar kur zbuluam se foshnjat që ushqeheshin me kombinim qumësht gjiri dhe formulë kishin mikrobioma në aparatin tretës që ngjante me atë të foshnjave që ishin ushqyer ekskluzivisht(vetëm) me formulë, dhe se ushqyerja ekskluzive me gji ishte, në fakt, e lidhur me një përbërje tjetër tepër unike Mikrobiomesh.”- thotë Madan.

Nuk është sekret se foshnjat e ushqyera me gji kanë përfitime të thella afatgjata dhe afatshkurtra shëndetësore. Por Madan dhe kolegia e saj Anne Hoen, asistent profesore e epidemiologjisë dhe bio shkencës së të dhënave në Shkollën e Mjekësisë Geisel në Dartmouth College, janë duke shpresuar të zbulojnë se cilat janë mekanizmat e sakta prapa të cilave qëndrojnë përfitimet shëndetësore nga pirja e qumështit të gjirit.

“Ne jemi duke filluar të kuptojmë, me një kërkim si i yni, disa nga mekanizmat prapa së cilave biologjia e ekspozimit ndaj qumështit të gjirit është e rëndësishme,” -thotë Madan. “Studimi ynë sot është thjesht për të përcaktuar se çfarë ekspozimi formon mikrobioma të shëndetshme në zorrët e një fëmijës.”

Madan dhe Hoen kanë ngritur një studim të madh në New Hampshire ku do të përfshihen rreth 1500 nëna dhe foshnja. Ato shpresojnë se hulumtimet e tyre do t’i ofrojnë stafit mjekësor informacione të rëndësishme për të mbështetur nënat në gjidhënien e fëmijëve të tyre. Ato madje kanë diskutuar dhe një mënyrë për t’i dhënë foshnjave me lindje C-seksion një dozë të mikroflorës vaginale të nënës.

“Qumështi i nënës është shumë emocionues për t’u studiuar”, thotë Hoen. “Ne jemi duke filluar të kuptojmë shumë e më shumë në lidhje me përfitimet shëndetësore të qumështit të gjirit dhe mekanizmin pas këtyre përfitimeve shëndetësore. Por qumështi i gjirit nuk është vetëm ushqim për foshnjat; është gjithashtu një transferim shumë i rëndësishëm nga sistemi imunitar i nënës dhe forca e saj për fëmijën e saj në mënyrë të drejtpërdrejtë. Pra, kur foshnjet lindin, sistemi i tyre imunitar është shumë i papjekur … ata nuk janë në gjendje për të luftuar patogjene … kështu që nëna transferon qelizat imune, transferon qelizat e bardha, qelizat -T, imunoglobulinat etj. Por ka edhe bakterie të rëndësishme që ajo i transferon për të promovuar shëndet të mirë për fëmijën e saj. “

ticiana-kushi-cbe

certifikimet