Bollguret e ndryshme që ju mund t’i gatuani bebit tuaj janë një mënyrë dhe një ushqim shume i mirë për të nisur një ditë të shëndetshme dhe plot energji për të shtrenjtin tuaj.

Përbërësit:

  • 1 lugë gjelle tërshërë e imët
  • 100ml qumësht nga ai që i përdorni foshnjës
  • Gjysmë dardhë
  • Një majë shumë e vogël luge kanellë

Pregatitja:

  1. Hidhni qumështin në një tigan, shtoni tërshërën dhe ndizni sobën në nxehtësi mesatare.
  2. Trazojini derisa i gjithë qumështi të jetë thithur nga tërshëra ose derisa fletët e saj të jenë të buta.
  3. Hiqeni nga të nxehtit.
  4. Qeroni dardhën, priteni në copa dhe futini në avull derisa të zbuten.
  5. Shto dardhën dhe kanellën në qull dhe shtypini ose grijini derisa të gjitha gungat të jenë të buta dhe të vogla.

Të dhëna mbi recetën.

Pear_and_cinnamon_porridge_600x440Për beba 7 deri në 9 muaj.

Vegjetarian.

Nuk përmban vezë të shtuar.

Serviret për Mëngjes.

Përmban Fruta.