Kjo super pure e shijshme, e butë, dhe plot vlera ushqimore është padyshim ndër të preferuarat për gojën e vogël të bebushit tuaj. Mund të shtoni edhe pak thjerrëza nëse dëshironi.

Përbërësit:

  • 1 karotë mesatare
  • 1 patate e ëmbël
  • 1 lugë e vogël thjerrëza
  • 300ml ujë

Pregatitja:

  1. Qëroni dhe pritini karrotat dhe pataten e ëmbël në copa të vogla.
  2. Vendosini ato në një tigan të madh, së bashku me thjerrëzat dhe ujin.
  3. Sillini në vlim, pastaj mbulojini me një kapak dhe lërini të ziejnë edhe për 20-30 minuta ose derisa perimet të zbuten mirë.
  4. Kulloni ujin (por mbani atë në një anë)
  5. Me një blender bëjeni përzierjen pure të butë. Në qoftë se ju duket e thatë, mund t’i shtoni pak ujë për ta bërë më të hollë supën.

Të dhëna mbi recetën:

heinz_recipes_spcwiMosha: 4 deri në 6 muajsh

Përmban: Perime