Kombinimi i brokolit me pataten e ëmbël do të krijojë një pjatë të shijshme dhe shumë të lehtë për bebin tuaj dhe stomakun e tij të vogël.

Përbërësit:

  • 175g patate e ëmbël
  • 100g brokoli
  • 30ml qumësht i zakonshëm i foshnjës

Pregatitja:

  1. Qeroni pataten e ëmbël dhe prijeni atë në kuba.
  2. Vendoseni në një tigan, mbulojeni me kapak, hidhini ujë mjaftueshëm sa të mbuloni patatet dhe lërini të ziejnë deri në vlim. Zieji për 5 minuta duke i trazuar vazhdimisht.
  3. Shtoni brokolin në tigan; mbulojini përsëri me kapak dhe ziejini edhe për 5 minuta. Perimet tani duhet të jenë të buta.
  4. Hiquani ujin. Shtoni qumështin në tigan dhe pastaj hidhni perimet e ziera. Me anë të një blenderi bëjeni përzierjen një pure sa më kremoze.
  5. Shërbejeni në temperaturë dhome ose të ftohtë.

Të dhëna mbi recetën:

Broccoli_and_sweet_potato_puree_600x440Mosha: 4 deri në 6 muajsh

Pa gluten

Vegjetarian

Asnjë përbërës i shtuar veze

Vakt kryesor

Përmban: Perime