Përbërësit:

½ gotë oriz kaf
2 gota ujë
¼ gotë kajsi – e prerë në kuba të vegjël ose pure
1 gjoks pule pa kocka
Pak xhenxhefil nqs. dëshironi

Përgatitja:

1. Bashkoni të gjithë përbërësit në një tenxhere/tigan të thellë.
2. Vëre në zjarr të mesëm/ulët për 30 minuta ose sa orizi të zbutet, të lëshojë aromë
3. Merrni gjoksin e pulës dhe priteni në copa të vogla, hidheni në tenxhere
4. Shtoni ujë, trazojeni vazhdimisht që të mos ngjitet dhe shtoni ujë ose qumësht nqs. duhet
5. Lëreni në zjarr edhe për 15 minuta
Pasi të jetë gatuar lëreni të ftohet për 10 minuta. Mund ta ushqeni me lugë si pure ose me gishta.