Carefree sleeping little baby on a bed

Është një pyetje që e kanë shumica e femrave që bëhen nena për herë të parë: Përse të sapolindurit i zë lemza, gjatë gjithë kohës? Bebet i zë lemza që në mitrën e nënës.

Në fakt, vogëlushin tuaj e ka zënë lemza ndoshta që prej tremujorit të dytë të shtatzënisë tuaj. Ndërsa ju keni qenë shtatzënë, nuk keni ndjerë ndonjëherë sikur fëmija juaj ka pulsuar në një ritëm? Kjo ka qënë ndoshta lemza e fëmijës juaj.

Tingulli i lemzës që ju dëgjoni është në fakt një spazëm/gulçim i diafragmës. Tek të sapolindurit, këto në mënyrë tipike shkaktohen nga një stomak i plotë, nga ajri i marrë ndërsa bebi ushqehet, ose nga një ndryshim i papritur në temperaturë. Duke qënë se të porsalindurit janë kaq të vegjël, ata nuk mund të mbajnë shumë ushqim në barkun e tyre. Në fakt, një doktor që njoh thotë gjithmonë se lemza është një gjë e mirë për t’u parë tek një i sapolindur – kjo do të thotë se ata janë të ushqyer mirë.

Çfarë duhet të bëni nëse i vogli juaj ka lemzë?

Së pari, pushoni. Kjo nuk është e dëmshme për fëmijën. Ju mund të provoni ta bëni të gromësijë beben tuaj, por shanset janë që juve vetëm do t’iu duhet të prisni që lemza të pushojë. Trajtimet apo metodat popullore që mund të përdoren tek të rriturit siç është mbajtja e frymës, nuk funksionojnë njëlloj tek bebet, madje rekomandohet që ju të mos përdorni asnjë nga ato pasi mund të rezikoni jetën e fëmijës tuaj. Nuk keni arsye pse të bëheni merak – fëmijët tuaj do të rriten dhe faza e lemzës së shpeshtë do të kalojë vetvetiu pa pasur nevojën e ndërhyrjes tuaj.

Kur duhet të shqetësoheni?

Episodet e lemzës zgjasin disa minuta më së shumti. Ju duhet të kërkoni kujdes mjekësor nëse i porsalinduri juaj ka lemzë për orë të tëra. Shkaku mund të jetë relativisht i padëmshëm dhe i thjeshtë, si një dhimbje e fytit apo diçka në vesh ku është prekur daullja e veshit. Lemza afatgjatë mund të jetë rezultat i një problemi në aparatin tretës i njohur si refluksi gastroesophageal (GERD), ose një tumor apo cist në fyt.

Problemet e veshkave dhe diabeti mund të shkaktojnë lemza që zgjasin me orë të tëra. Telefononi pediatrin tuaj nëse i porsalinduri juaj ka lemzë që zgjat gjatë gjithë ditës.  Kushtojini vëmendje simptomave të tjera si: ndryshimet në të ushqyer dhe në zakonet e gjumit, apo rritjes së të qarave të bebit. Sa më shumë informacion t’i siguroni mjekut tuaj, aq më lehtë do të jetë për të diagnostikuar dhe të trajtuar problemin që mund të ketë fëmija juaj.