Problemet e gjumit tek bebet.

Fëmija juaj nuk fle sa duhet? Shkaqet e pagjumësisë tek foshnjat – dhe si mund t’i ktheheni gjumit të mirë gjatë natës.

Çfarë konsiderohet problem gjumi për një fëmijë?

Ju mund të mendoni se është normale për një foshnjë (dhe shpesh një fëmijë mbi 1 vjeç) të ketë probleme me gjumin nga koha në kohë. Por fakti është se, ka një numër çështjesh shëndetsore apo shqetësime që mund ta vështirësojnë gjumin e fëmijës tuaj

Çfarë mund t’i shkaktojë problemet e gjumit të fëmijës sim?

Çdo gjë duke nisur nga një hundë e zënë që pengon frymëmarrjen e deri tek një infeksioni i veshit, refluksi apo dhimbjet nga dalja e dhëmbëve mund ta bëjnë të vështirë gjumin e mirë të fëmijës tuaj. Ndonjëherë çështjet e zhvillimit (si ankthi i ndarjes) mund ta vështirësoj vendosjen dhe qëndrimin në gjumë të fëmijës tuaj.

1 (32)Kur duhet ta dërgoj fëmijën tim tek mjeku në qoftë se ai ka problem me gjumin?

Nëse vështirësitë e tij për të fjetur përgjatë natës ndodhin papritur (si psh, bebi flinte 12 orë pa u zgjuar dhe tani jo më) dhe kjo gjendje vazhdon për javë të tëra, ose në qoftë se bebja duket i acaruar kur vendoset në shtrat, telefonojini doktorit tuaj për këshilla.

Çfarë duhet të bëj për të trajtuar problemet e gjumit tek fëmija im?

Nëse çështja është më shumë psikologjike sesa fizike, krijimi i zakoneve të mira të gjumit mund të ndihmojë beben që të krijojë një rutinë e cila do ta ndihmojë atë të flerë në mënyrën e duhur. Por në qoftë se bebi ka diçka tjetër (të tilla si dhimbjet nga një infeksion apo dalja e dhëmbëve), juve do t’iu duhet ta trajtoni këtë problem, nëse dëshironi që secili prej jush të flejë i qetë dhe për kohë të gjatë.

Nëse ju jeni e sigurtë se bebi juaj nuk vuan nga asnje gjendje shëndetësore atëherë probabiliteti më i madh është që bebi juaj ka nisur veset e këqija të gjumit. Mënyra më e mirë për t’i adresuar ato është t’i mësoni bebes tuaj si duhet të flejë në mënyrë të pavarur pa u ndikuar nga ndihmesa juaj në rikthimin e gjumit të natës apo dremitjeve të ditës.

Trajnimet e Gjumit për beba ndër vite kan rezultuar si metoda më efektive që t’i mësoni fëmijës tuaj aftësinë e të fjeturit në mënyrë të pavarur. Për më tepër informacione se si ndikon gjumi tek fëmijët klikoni këtu. Për informacione mbi trajnimet e gjumit klikoni këtu.

ticiana kushi CBEUntitled