Përbërësit:
- 2 mollë, të qerruara dhe të prera në feta
- ½ filxhan rrush të thatë
- 2/3 filxhan qumësht
- 2/3 filxhan miell
- 4 vezë
- 30 ml gjalpë, i shkrirë
- 2 lugë gjelle sheqer kaf
- një majë kanellë
Pregatitja:
1.Avulloni për pak kohë mollën dhe rrushin e thatë për para se t’i bëni pure frutat, për foshnjat 4-6 muajsh ose të copëtuara për bebat 7-10 muajsh.
- Përzieni mollën, kanellën, sheqerin kaf dhe rrushin së bashku në një tas, pastaj vendosini në një pjatë të cekët të lyer pak me vaj. Piqini për 10-15 minuta në 180 ° C, dhe pastaj hiqeni pjatën nga furra.
- Butësisht shkriheni gjalpin në një tigan.
- Hidhni miellin, vezën dhe qumështin për të formuar një brum te njëtrajtshëm, pastaj derdheni mbi përzierjen e mollës në tavë. Piqini në furrë në 230 ° C për 15 minuta, ose derisa petulla të bëhet e lehtë dhe e fryrë.
- Hiqeni nga furra dhe shërbejeni menjëherë me lëng të shtrydhur limoni nëse dëshironi.
Të dhëna mbi recetën:
Mosha: mbi 12 muajsh
Vegjetariane
Ëmbëlsirë
Përmban: Fruta dhe bulmet