Gërhitja tek fëmijët. Çfarë tregon ajo?

0
7955

Kur fëmija juaj është sëmurë, rrugët e tij të frymëmarrjes mbushen me mukozë shumë më lehtë se një i rritur. Kjo çon në gërhitje, e njohur edhe si “frymëmarrje e zhurmshme”. Por duhet të dini se gërhitja është një simptomë, jo një diagnozë në vetvete. Këtu do të gjeni shkaktarët e gërhitjes:

Bronkiti.

Kjo sëmundje shkaktohet nga një infeksion viral, virusi më i zakonshëm respirator (RSV). Rrugët e vogla të frymëmarrjes, të quajtura bronke, zgjerohen dhe e vështirësojnë frymëmarrjen tek fëmija. Kjo mund të jetë kërcënuese nëse nuk trajtohet.

Simptomat: Gërhitje, frymëmarrje e shpejtë, kollë dhe temperaturë mbi 38°C.

Trajtimi: Nëse fëmija po ha dhe fle mirë, mund të lejohet virusi të shkojë në drejtimin e tij. Në raste të rënda, fëmija mund të ketë nevojë për oksigjen.

Ftohja.

Brenda dy viteve të para të jetës shumica e foshnjave kanë 8 deri 10 prej këtyre infeksioneve virale respiratore.

Simptomat: kongjestionit, rrufë, gërhitje, kollitje, temperatutë e ulët (rreth 37-38 ° C).

Trajtimi: Më e rëndësishmja është të shmangen medikamentet e shtuara për të ftohurën. Edhe pse simptomat zakonisht pakësohen brenda dy javësh, konsultohuni me pediatrin tuaj në simptomën e parë qoftë edhe nje tështitje apo kollë. Tek foshnjat më të vegjël se 3 muaj, e ftohura kalon shumë shpejt në pneumoni, RSV ose në një tjetër gjendje të rëndë.

Astma.

Astma është një sëmundje kronike e mushkërive në të cilën rrugët e frymëmarrjes zgjerohen, ngushtohen dhe prodhojnë mukusin e tepërt.

Simptomat: Gërhitje periodike.

Trajtimi: Menaxhimi i simptomave me një nebulizer ose inhaler. Astma mund të jetë edhe e trashëguar, ka lidhje të forta gjenetike.

Si t’a lehtësoni gërhitjen e bebes?

  • Mbajeni fëmijën larg nga tymi i duhanit.
  • Pastroni shpesh ambientin për të parandaluar akumulimin e pluhurit.
  • Ajrosni shtëpinë për të penguar rritjen e mykut.
  • Lani shpesh vendin e fjetjes me ujë të nxehtë për të larguar pluhurin dhe merimangat.
  • Vëzhgoni reagimin e fëmijës suaj kur ka për rreth qen dhe mace. Në qoftë se ai gërhet dhe kollitet, mund të jetë alergjik.