Si të përmirësoni cilësinë e qumështit të gjirit tuaj.

0
14414

Si të përmirësoni cilësinë e qumështit të gjirit tuaj. 

Nuk ka asnjë dëshmi bindëse që ju mund të ndryshoni në mënyrë të konsiderueshme përmbajtjen e laktozës në qumështin tuaj.

Por studimet tregojnë se dieta dhe praktika e gjidhënies mund të ndikojnë komponentët si: proteinat – vitaminat – dhe përbërjen e acideve yndyrore në qumështin e gjirit (Instituti i Mjekësisë, Akademia Kombëtare e Shkencave 1991; Woolridge 1995).

0_0_0_0_250_188_csupload_15585403Këtu po ju japim disa ide për rritjen e cilësisë – dhe kalorive – në qumështin e gjirit.

  • Vazhdoni të merrni vitaminat e shtatzënisë. Mos merrni suplemente shtesë pa u konsultuar me një mjek. Disa vitamina si A-dhe-D mund të kenë efekte toksike në doza të larta.
  • Mos anashkaloni proteinat. Edhe pse nivelet proteinike mbeten mjaft të qëndrueshme në një gamë të gjerë dietash, popullatat të cilat kanë dieta me proteina të ulëta janë të lidhura gjithashtu me një qumësht gjiri po me proteina të ulëta.
  • Kufizoni yndyrnat e saturuara/ngopura. Dietat perëndimore janë shumë të larta në yndyrna të ngopura. Foshnjat që konsumojnë qumësht gjiri i cili përmban nivele të larta të yndyrave të ngopura mund të jenë në rrezik për të zhvilluar presion të lartë të gjakut dhe nivele të larta të kolesterolit më vonë në jetë (Leeson et 2001; Mott et al 1990).
  • Rrisni konsumimin tuaj të DHA. Nivelet e DHA në qumështin e nënave amerikane janë ndër më të ulëtat në botë. Popullatat me nivele më të larta të DHA janë ato që hanë sasi të konsiderueshme të peshkut (Brenna et al 2007). Nëse ju nuk e pëlqeni peshkun, ju mund të përdorni suplemente me DHA në formë pilule. Megjithatë konsultohuni me mjekun tuaj për këtë.
  • Jepini gji bebes sa herë ai/ajo e kërkon. Kjo e lejon fëmijën tuaj të rregullojë ushqyerjen në përgjigje të ndryshimeve në qumështin e gjirit tuaj. Përveç kësaj, ushqyerjet më të shpeshta mund të rrisin përmbajtjen e yndyrës tek qumështi tuaj. Për më shumë informacion, shikoni artikullin tim mbi oraret e ushqyerjes së foshnjave.
  • Lejojeni fëmijën juaj të marrë kohën e tij/saj në çdo gji. Siç u përmend më lart, heqja e parakohshme nga gjiri dhe kalimi tek gjiri tjetër mund t’i vjedh foshnjave yndyrën e lartë të qumështit.

Nëse dëshironi të kuptoni se si ndryshon qumështi juaj i gjirit gjatë ditës lexoni artikullin “Kaloritë në qumështin e gjirit: Ja mënyra e duhur se si mund t’i masni ato në kushte shtëpie.”

ticiana-kushi-cbecertifikimet