Përfitimet e ushqyerjes me gji shkojnë përtej konsideratave shëndetësore. Nënat që ushqejnë fëmijët e tyre me qumësht gjiri gëzojnë avantazhe sociale dhe ekonomike gjithashtu. Për shembull:

  • Gratë që ushqejnë të voglin me gji shmangin barrën financiare të blerjes së formulës foshnjore, një shpenzim mesatar prej 1 milion lek të vjetra në vit.
  • Foshnjat e ushqyera me gji kanë më pak të ngjarë të ketë nevojë për kujdes të tepruar mjekësor gjatë rritjes. Në një studim, një grup i foshnjave të ushqyera me formulë kishin rreth 68.000 $ shpenzime ndaj kujdesit shëndetësor në një periudhë 6 mujore, ndërsa një numër i barabartë foshnjash të cilat ishin ushqyer me gji kishin vetëm 4.000 $ shpenzime të ngjashme.

Ndaj nëna bëni kujdes. Qumështi i gjirit nuk krahasohet asnjëherë me formulën. Kudjesuni për beben dhe shëndetin e tij duke u kujdesur për qumështin tuaj në mënyrën më të mirë të mundshme.