Disa nga përfitimet e ushqyerjes me gji bëhen të dukshme si fëmija rritet në moshë. Ndër përfitimet që demonstrojnë studiuesit janë:

  1. Foshnjat që janë ushqyer me gji për më gjatë në kohë kanë më pak dëmtime të dhëmbëve gjatë gjithë jetës së tyre.
  2. Disa studime të fundit kanë treguar se fëmijët të cilët ishin ushqyer me gji kanë dukshëm më pak të ngjarë të bëhen obezë/mbipeshë më vonë në fëmijëri. Ushqyerja me formulë rrit gjasat me rreth 20 – 30 % më shumë që fëmija do të bëhet obezë.
  3. Fëmijët të cilët janë ushqyer ekskluzivisht me gji gjatë 3 muajve të parë të jetës së tyre kanë 34 % më pak gjasa për të zhvilluar varësinë nga insulina prej diabetit të të miturit, sesa fëmijët të cilët janë ushqyer me formulë.
  4. Qumështi i gjirit mund të ulë rrezikun e kancerit të fëmijërisë tek fëmijët nën moshën 15 vjeç. Fëmijët e ushqyer me formulë kanë 8 herë më shumë gjasa për të zhvilluar kancerin sesa fëmijët të cilët janë të ushqyer me gji për më shumë se gjashtë muaj. (Është e rëndësishme të theksohet se fëmijët të cilët janë ushqyer me gji për më pak se 6 muaj nuk duket të kenë ndonjë rënie për rrezikun e kancerit në krahasim me fëmijët e ushqyer me formulë.)
  5. Si fëmijët rriten dhe bëhen madhorë, disa studime kanë treguar se personat që ishin ushqyer me gji në foshnjëri, mesatarisht, presionin e gjakut e kishin më të ulët se ata që ishin ushqyer me formulë. Prandaj, nuk është për t’u habitur se shumë studime të tjera kanë treguar që sëmundjet e zemrës kanë më pak gjasa për t’u zhvilluar tek të rriturit të cilët ishin ushqyer me gji në foshnjëri.
  6. Dëshmi të rëndësishme tregojnë se fëmijët e ushqyer me gji zhvillojnë më pak probleme psikologjike, të sjelljes dhe të të mësuarit ndërkohë që rriten. Studimet gjithashtu tregojnë se zhvillimi kognitiv është duke u rritur në mesin e fëmijëve nënat e të cilëve zgjedhin ta ushqejnë vetëm me gji beben e tyre.
  7. Nga kërkimet për përfitimet psikologjike që jep ushqyerja me gji, një studiues zbuloi se fëmijët e ushqyer me gji janë, mesatarisht, më të pjekur, më të sigurt dhe të mbrojtur me veten e tyre ndërkohë që zhvillohen.