Studimet tregojnë se dhënia e gjirit ndihmon për të përmirësuar shëndetin e nënave, ashtu si dhe të fëmijëve të tyre. Një grua rritet si fizikisht ashtu dhe emocionalisht nga marrëdhënia që ajo formon me fëmijën e saj. Ashtu si qumështi i gjirit të gruas është projektuar posaçërisht për të ushqyer trupin e një foshnje, prodhimi dhe shpërndarja e këtij qumështi ndihmon në shëndetin e saj. Për shembull:

  • Dhënia e gjirit ndihmon që një grua të humbasë peshën pas lindjes. Nënat djegin më shumë kalori gjatë laktacionit, ndërkohë që trupat e tyre prodhojnë qumësht. Në fakt, disa kg nga pesha e fituar gjatë shtatzënisë shërben si një burim energjie për laktacionin.
  • Ushqyerja me gji çliron një hormon tek nëna (oksitocina) që shkakton kontraktime në mitër në mënyrë që ajo të kthehet në madhësinë e saj normale sa më shpejt.
  • Kur një grua lind dhe vazhdon t’i japë gji fëmijës së saj, ajo mbron veten nga të ngelurit shumë shpejt shtatzëne përsëri, një formë kjo e planifikimit familjar e cila ka rezultuar të jetë 98 % efektive – më efektive se sa një diafragmë ose prezervativ. Shkencëtarët besojnë se ky proçes nuk lejon shtimin e lindjeve në mbarë botën se të gjitha format kontraceptive të kombinuara bashkë. Në Afrikë, dhënia e gjirit parandalon një mesatare prej 4 lindjesh për grua, dhe në Bangladesh parandalon një mesatare të llogaritur prej 6.5 lindje për grua.
  • Qumështi i gjirit duket se redukton rrezikun e nënës për të zhvilluar osteoporozën në vitet e mëvonshme. Edhe pse nënat përjetojnë humbje të mineraleve në kocka gjatë ushqyerjes me gji, dendësia e këtyre mineraleve rikthehet dhe madje rritet edhe më shumë pas laktacionit.
  • Gratë diabetike përmirësojnë shëndetin e tyre nëpërmjet gjidhënies. Jo vetëm që foshnjat duke pirë gji rritin mbrojtjen nga diabeti i të miturit, por, madje sasia e insulinës që nëna kërkon pas lindjes ulet në dozë.
  • Gratë që ushqejnë me gji për një total prej 2 ose më shumë vitesh zvogëlojnë shanset e tyre për t’u prekur nga kanceri i gjirit me 24 %.
  • Gratë që ushqejnë fëmijët e tyre me gji kanë treguar të kenë më pak gjasa për të zhvilluar kancerin e mitrës, atë endometrial ose kancerin ovarian.
  • Shëndeti emocional i nënës mund të përmirësohet nga marrëdhënia që ajo zhvillon me foshnjen e saj gjatë ushqyerjes me gji, duke rezultuar në më pak ndjenja ankthi dhe në një ndjenjë më të fortë lidhjeje me fëmijën e saj.
  • Aftësia e një gruaje për të prodhuar të gjitha vlerat ushqyese për të cilat ka nevojë fëmija i saj e siguron nënën me një ndjenjë konfidence dhe besimi në vetvete. Studiuesit kanë vënë në dukje se lidhja e një nëne dhe fëmijës gjatë kohës së gjidhënies është më e fortë se çdo kontakt tjetër njerëzor. Mbajtja e fëmijës në gjirin e saj i ofron shumicës së nënave një eksperiencë më të fuqishme psikologjike se sa mbajtja e fetusit brenda mitrës së saj. Marrëdhëniet midis nënës dhe fëmijës janë të rrënjosura në bashkëveprimet e ushqyerjes me gji. Kjo ndjenjë përcakton shëndetin dhe themelet psikologjike për vitet që vijnë.