Përfitimet që ka fëmija i ushqyer me gji.

0
5256

Përfitimet që ka fëmija i ushqyer me gji:

54b442c57af2b.image

 

 

1- Sistemi imunitar. Reagojnë më mirë ndaj vaksinave. Qumështi i nënës ndihmon në maturimin e sistemit imunitar dhe ul ndjeshëm riskun për tumoret në fëmijëri.


2- Lëkura. Fëmijët e ushqyer me gji preken më pak nga ekzema alergjike.


3- Muskujt dhe kockat. Fëmijët e ushqyer me gji preken shumë më pak nga artriti reumatik në mituri sesa tek ata që ushqehen me qumësht artificial.


4- Jashtëqitja. Këta fëmijë vuajnë më pak nga kapslliku dhe nga diareja.


5- Trakti urinar. Preken më pak nga infeksionet urinare.


6- Apandeciti. Fëmijët që janë me apandesit akut ka më shumë gjasa që të mos jenë ushqyer me gji.


7- Veshkat. Duke qenë se qumështi i gjirit përmban më pak kripë dhe më pak proteinë ai është më i lehtë dhe aspak i dëmshëm për veshkat e bebeve.


8- Inteligjencë më e lartë. Kolesteroli dhe llojet e tjera të yndyrave të mira që gjenden tek qumështi i gjirit mbështesin dhe kontribuojnë në një rritje më të mirë të indeve nervore.


9- Sistemi endokrinal. Ul rezikun e të prekurit nga diabetet e tipeve të ndryshme.


10- Goja. Më pak nevojë për dentistin për vitin e parë të jetës në fëmijët që ushqehen me gji. Muskuj goje dhe nofulla më të fuqishme prej thithjes së gjirit. Ndryshimet në shijen e qumështit të gjirit prej dietës së nënës bëjnë që këta fëmijë të hanë një larmishmëri më të madhe ushqimesh.


11- Sistemi frymëmarrjes. Këta fëmijë vuajnë më pak nga infeksionet e trakeve të sipërme të frymëmarrjes, më pak pneumoni, më pak grip, dhe më pak rrufë.


12- Zemra dhe sistemi i qarkullimit të gjakut. Fëmijët e ushqyer me gji vuajnë më pak nga kolesteroli kur të rriten. Rrahjet e zemrës dhe tensioni tek këta fëmijë është më stabël.


13- Sistemi tretës. Më pak mundësi për ti zënë diareja këta fëmijë dhe më pak infeksione gastro-intestinale. 6 muaj ose më shumë ekskluzivisht “vetëm” të ushqyerjes me gji të fëmijës redukton mundësinë që fëmija të preket nga alergjitë ushqimore dhe më pak mundësi për ta prekur koliti ulcerativ në moshë të rritur.