Meqënëse përmban të verdhë veze duhet ta keni provuar vezën fillimisht te femija.

Përbërësit:

2 gota tërshërë e gatuar
1 gotë pure karote (mund të shtoni ½ gotë pure banane ose pjeshke)
3-4 e verdhë veze (mjaftueshëm për të mbuluar përbërjen e miksuar)
1/2 lugë caji vanilje
Erëza sipas dëshirës: kanellë, arrëmyshk, xhinxhifil

Përgatitja:

Përdorni një tas keku të vogël, lyejeni me pak vaj ulliri. Hidhni tërshërën e gatuar pastaj purenë e karrotës. Rrihni të verdhën e vezës dhe shpërndajeni sipër.
Piqeni në 180 gradë për 15 minuta derisa të jetë pjekur veza. Lëreni të ftohet dhe priteni në kuba të vegjël për ushqim. Ngroheni nqs dëshironi. Lyejeni me kos dhe spërkateni me erza nqs dëshironi.