Ndërprerja e gjirit: Si të thani furnizimin tuaj me qumësht gjiri.

0
38846

Ndërprerja e gjirit: Si të thani furnizimin tuaj me qumësht gjiri.

Mother's love. Cute baby 6 month with mother.

 

Çdo nënë që e ushqen fëmijën e saj me gji vjen në një pikë ku ajo do të përballet me nevojën për t’ia larguar atë fëmijës së saj. Ky është shpesh një moment ëmbëlsisht i hidhur. Njëri i mbushur me gëzimin e të qenit në gjendje për të ngrënë, pirë çfarëdo, dhe të shkoni kudo që ju dëshironi … por edhe tjetri nga trishtimi se ju do të humbni ato momentet e qeta e të veçanta midis jush dhe fëmijës tuaj, dhe atë kohë të veçantë afërsie dhe lidhjeje mes jush. Fatkeqësisht, të gjitha gjërave u vjen një fund.

Për disa femra ky do të jetë një vendim i lehtë, për të tjerat një i vështirë, dhe për disa një vendim mjekësor për të cilat ato nuk kanë një ndikim. Cilado qoftë arsyeja, të ushqyerit me gji është një arritje për të cilën ju duhet të jeni krenare pa marrë parasysh gjatësinë në kohë, nëse ajo është 1 javë apo 2 vjet. Ju bëtë një gjë të mrekullueshme për veten dhe fëmijën tuaj. Pra, tani ka ardhur koha që unë t’iu tregoj si të ndërprisni gjirin dhe si të thani furnizimin tuaj me qumësht. Proçesi mund t’iu duket i çuditshëm, por ai funksionon.

image001

Nuk do të rekomandoja heqjen në mënyrë të menjëhershme të gjirit. Gjiri dhe fëmija juaj nuk do të jenë të lumtur! Unë do të përpiqesha, nëse do të ishte e mundur, të filloja me ndërprerjen me nga një sesion të ushqyeri, e duke e zëvendësuar atë me një beberon me formulë ose qumësht gjiri të shtrydhur. Kjo do të lejojë indet qelizore të gjirit tuaj të kuptojnë gradualisht se çfarë po ndodh dhe ju, kështu do të shmangni një mbledhje të rëndë të gjirit. Megjithatë, nëse proçesi gradual i të hequrit të gjirit nuk është i drejtë për ju, dhe ju doni ta hiqni atë përhnjëherësh, atëherë më poshtë keni hapat që duhet të ndiqni në këtë rast:

1- Gjatë fazës së tharjes, është shumë e rëndësishme që të mos stimuloni gjinjtë tuaj me një pompë ose masazh. Kjo vetëm do t’i bëjë gjinjtë të mendojnë se kanë nevojë për të prodhuar më shumë.

2- Blini një kre lakër të gjelbër dhe mbajeni atë në frigorifer që të jetë e ftohtë dhe e freskët. Shkëpusni 2 gjethe, shtypini me një okllai për të shpërbërë enzimat e saj dhe vendosni një fletë në çdo gji, brenda një sutjene që përshtatet mirë. (Unë e di që ju tingëllon me të vërtetë e pazakontë ….Por lakra kur vendoset në gji sekreton enzima që thajnë prodhimin e qumështit. (Dhe kjo funksionon vërtetë.)

enhanced-buzz-32199-1373571148-10

3- Rivendosni lakra të tjera të freskëta nga frigoriferi kur ato të parat të qullen. Sigurohuni ta bëni këtë për 24-48 orë.

4- Vishni një sutjenë shumë të ngushtë, të tilla si një sytjenat sportive.

5- Përdorni pako akulli për të ulur ënjtjen e indeve të gjirit, nëse juve ju mbledh gjiri.

6- Kapsulat me vaj mente janë gjithashtu të mira për të tharë qumështin tuaj të gjirit. Hani një topth / kapsulë çdo orë. Ose ju mund të blini disa karamele mente, dhe të hani një nga to çdo orë. Sa më e fortë shija e mentes aq më shpejtë do të ulet furnizimi me qumësht. Çaji i mentes funksionon më se miri gjithashtu.

475851134_XS

7- Çaji i sherebelës gjithashtu do të ndihmojë në tharjen e qumështit tuaj, ose ju mund të hani sallatë me majdanoz në të.

8- Barnat mjekësore për të tharë gjirin nuk janë shumë të këshillueshme dhe mund të përdoren nga ju vetëm nën kujdesin e mjekut.

Nëse për ndonjë arsye këto hapa nuk janë duke funksionuar, atëherë kontaktoni një Konsulente laktacioni, për t’iu dhënë udhëzime të mëtejshme dhe për t’iu ndihmuar me çdo problem që ju mund të hasni.