Myku i gojës tek bebat.

0
36195

Myku i gojës tek bebat.

11898672_1636335749942700_3187031882612906183_n

Myku i gojës tek bebat ka pamjen e djathit të fshatit apo si gjizë dhe del zakonisht mbi qiellzë, brënda faqeve dhe në gjuhën e fëmijës. Është më i përhapur në bebet e vogla nga 2 muajsh e më pak, por mund të shfaqet edhe tek bebet më të rritura.

 

Nga se shkaktohet myku i gojës?

Myku është një pjesë normale e sistemit tretës të të gjithëve, por kur ka një prishje balance, një infeksion fillon të zhvillohet. Shumë foshnje bien në kontakt me mykun në çastin kur dalin përgjatë kanalit të lindjes nga nëna. Myku gjithashtu mund të formohet kur foshnja zhvillon ndryshime hormonale pas lindjes.

Pasi fëmija ka lindur, antibiotikët e marrë prej jush ( nëse e ushqeni me gji) ose prej bebit tuaj, mund të aktivizojnë një rast myku. Kjo ndodh sepse antibiotikët vrasin bakteret e “mira” që e mbajnë mykun nën kontroll.

11892116_1636335736609368_5878694232750925473_n

A është serioze?

Disa nëna dhe fëmija e kalojnë mykun nga njëri tek tjetri. Bebi mund t’iu kalojë mykun e gojës së tij nëse e ushqeni atë me gji në thithkat e gjirit duke ju shkaktuar një infeksion të dhimbshëm, i cili kërkon patjetër mjekim nga doktori. Dhe e kundërta kur ja kaloni ju fëmijës tuaj nga antibiotikët që mund të merrni. Por mund të ndodhë që edhe pse njëri prej këtyre mund ta ketë të mos kalojë domosdoshmërisht tek tjetri ky infeksion.

Si të sigurohem që është myk?

Nëse mendoni se bebi juaj ka myk, kontrolloni për pullat e bardha karakteristike. Pastaj avash me një garzë rreth gishtit tuaj prekni pullën e bardhë. Nëse është myk ajo nuk do të bjerë kollaj, dhe nëse hiqet do të shihni se lëkura poshtë do të jetë e kuqe, e irrituar dhe mbase mund të dalë e pak gjak.

Nëse vini re vetëm një cipë të bardhë që mbulon gjuhën e bebit por në asnjë vend tjetër veç kësaj mund të jetë pak mbetje qumështi dhe nuk është për t’u shqetësuar, sidomos nëse ikën kur ju e fërkoni.

Pullat e mykut zakonisht shfaqen në gjuhën e bebit por edhe në anët e gojës më së shumti. Këto zona mund t’i dhëmbin fëmijës dhe ju mund të dyshoni për to pasi shihni që fëmija ka dhimbje kur pi gji, apo beberon.

11891178_1636335733276035_467382677805549028_n

Si mund ta kuroj mykun?

Në shumicën e rasteve myku nuk ka nevojë për kurim. Ai mund të pastrohet vetë në disa javë. Disa fëmijë mund të ndjejnë dhimbje nga myku dhe bezdi, ndërsa disa të tjerë mund të mos e kenë problem. Nëse bebi juaj duket në siklet shkoni tek doktori për ta parë më nga afër. Mund të duhet pak kohë që myku të pastrohet, por nëse shihni se ai vazhdon gjatë shkoni tek doktori. Disa infeksione myku mund të zhvillojnë edhe një myk në pelena kështu që tregoni kujdes. Nëse jeni duke ushqyer me gji një bebe i cili ka myk doktori mund t’iu rekomandojë të aplikoni Nistatinë ose Lotramin në thithat e gjirit, në mënyrë që infeksioni mos të kalojë nga njëri tek tjetri, por kjo vetëm me rekomandimin e mjekut.