Mungesa e oreksit tek bebet.

Mund të jetë e frikshme, nëse duket sikur fëmija juaj nuk është duke ngrënë mjaftueshëm ushqim. Më poshtë do të trajtojmë disa metoda nëse foshnja juaj ose vogëlushi ka oreks të dobët dhe se si do të kthehet në rrugën e duhur.

Çfarë konsiderohet oreks i dobët për një fëmijë?

Në një botë të përsosur, fëmija juaj ose bebja do të hajë saktësisht sasinë e duhur të ushqimit – në kohën e duhur – çdo ditë. Por kjo nuk është realiste as për të rriturit, kështu që pse të presim diçka të tillë nga fëmijët tanë? Fakti është se, ashtu si të rriturit, një fëmijë ka oreks të ndryshëm nga dita në ditë, nga java në javë. Dhe në varësi se kur ata janë duke kaluar vrullet e tyre të rritjes, nënës mund t’i duket sikur fëmija i saj nuk po merr ushqim të mjaftueshëm – ose praktikisht po ekziston me ajër. E thënë kështu, nuk janë të ralla rastet kur fëmija juaj ka jë oreks të varfër për shkak të një shqetësimi shëndetësor.

Çfarë mund të jetë duke e shkaktuar mungesën e oreksit tek foshnja ime?

Dini diçka: Bebet rriten në normë më të shpejtë nga 0 deri në 6 muajsh, pastaj fillojnë ta ngadalësojnë mes muajit të 6 dhe 12-të, dhe të ngadalësojnë shumë më tepër nga 12 deri në 18 muajsh. Pra, është shumë e mundur që fëmija juaj 15-muajsh të hajë më pak tani se kur ishte 11 muajsh; kjo vetëm për shkak se ai nuk ka më nevojë për aq shumë kalori.

Në qoftë se faza e rritjes së ngadalshme nuk ju duket si përgjigje, analizoni dietën që ka pasur fëmija juaj gjatë ditës që nuk përfshin ushqimin: Ai mund të ketë mbushur stomakun me lëngje frutash, qumësht ose lëngje të tjera, kështu që ai nuk do të jetë i uritur për të ngrënë makaronat e gatuara prej jush apo pataten e ëmbël. Bebja gjithashtu mund të jetë nën efektin e ndonjë virusi dhe jo në humor për të ngrënë (shumica prej nesh nuk janë, kur jemi në gjendje gripale ndaj mos prisni të kundërtën për fëmijën tuaj).

1 (5)Kur duhet ta dërgoj fëmijën tim tek mjeku në rastet e oreksit të dobët?

Ndiqni me kujdes dietën që ha bebi juaj për disa ditë. Nuk duhet të alarmoheni në qoftë se kjo mungesë oreksi zgjat për pak ditë, por në qoftë se ajo vazhdon për një javë apo më shumë, është mirë që t’i bëni një kontroll rutinë fëmijës tuaj. Gjithashtu, në qoftë se humbja e oreksit shoqërohet me ethe, skuqje të lëkurës ose ndryshime në feçen e tij (bebi ka diarre ose është zënë kaps), lini takim me mjekun tuaj.

Çfarë duhet të bëj për të trajtuar mungesën e oreksit tek foshnja ime?

Tregohuni e durueshme. Në shumicën e rasteve bebi gradualisht do të fillojë të hajë më shumë, Kështu që jepini shumë zgjedhje të ndryshme ushqimesh sipas references së moshës. Sigurohuni që fëmija juaj të marrë rreth 475 ml qumësht lope (pas 12 muajsh), por ndalojini atyre lëngjet e ndryshme me kalori. Gjithashtu është e këshillueshme të hiqen nga dieta të gjitha snack-et e vogla që mund të hajë bebja gjatë ditës si psh: buka, patatina, koset e frutave, biskotat, çibuku, kroketat etj. Edhe nëse fëmija juaj do të dëshirojë të hajë diçka i pavarur me dorë mundohuni t’i siguroni ushqime të pasura me acide yndyrore si: avokado, banane,karota, fruta etj.