Mollë e shijshme për mëngjes për bebe.

0
6380

Ky ushqim i shijshëm përmban mollë dhe drithëra si “sallatë” mëngjesi. Nqs. fëmija është nën 12 muaj zëvendësoni portokallin me pjeshkë. Më shumë preferohet pjeshka megjithatë.

Përbërësit:
3 gota ujë
1/4 lugë caji kripë (mund ta hiqni)
3/4 gotë oriz kaf të zier
3/4 gotë bulgur (lloj drithi si gruri)
1 mollë jeshile
1 mollë e kuqe e ëmbël
1 pjeshkë
1 gotë oshafe
1 gotë kos të ëmbël

Përgatitja:

1.) Në një tenxhere të madhe nxehni ujin. Shtoni orizin, ulni nxehtësinë, dhe mbuloni me kapak. Lëre të ziejë për 10 minuta (15 minuta për 8 muaj+). Hiqeni nga zjarri dhe lëreni mënjanë 2 minuta. Shtoni drithërat ndërkohë që ftohet. Kjo mund të bëhet gati më parë dhe të lihet në ftohje.

2.) Përpara se ta shërbeni përgatisni frutat: prisni mollët dhe pjeshkët në copa pasi t’i qeroni. Shtoni këto tek përzierja që përgatitet. Përziejini me kosin. Sigurohuni që janë të buta për t’i përtypur fëmija.